SKANDALI I SARANDËS / AGRON CANE APELON “MASËN E ARRESTIT” NË GJYKATËN E APELIT GJIROKASTËR

AGRON CANENga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Avokati i ish sekretarit të zyrës së deputetit socialistë për qarkun e Vlorës, Gjergji Imeraj, ka depozituar sot në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës, apelimin për masën e sigurisë “arrest me burg” për Agron Cane, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturve, si dhe ushtrim të paligjshëm për sigurimin e një vendi pune.
Burime zyrtare nga Gjykata e Apelit Gjirokastrës, pohuan se apelimi për masën e sigurisë u dorëzua sot nga Gjykata e Sarandës, pas kërkesës së avokatit të Agron Cane.
“Në fillimjavë pritet të caktohet data e apelimit dhe brenda 10 ditësh, Agron Cane do të paraqitet përpara drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit Gjirokastrës.
Agron Cane u arrestua në 15-ditshin e dytë të muaj gusht, pas publikimit të një videoje prej 17 minutash e 1 sekondë, të realizuar nga gazetari investigativ, Telnis Skuqi, ku përgjatë një bisede të publikuar ekskluzivisht në televizionin “NEWS 24”, ai i kërkonte nënës së 4 fëmijëve jetim të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe vajzën e saj 14-vjeçare në këmbim të një vendi pune.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s