REPORTAZH / MINISTRI I TË VOBEKTËVE DASËM LUKSI NË KALANË E GJIROKASTRËS

VELIAJ MARTOHET-GJIROKASTER-6 SHTATOR 2014Nga Telnis Skuqi
Çifti të trashëgohet!!!!
GJIROKASTËR – Gjirokastriti 70 vjeçar, Veledin K., kishte një ëndërr në rininë e tij, por regjimi i atëhershëm komunistë nuk e lejoj atë të organizonte dasmën në kalanë e Gjirokastrës.
Sipas tij, ligji e ndalon çdo person të organizoj një event familjarë në objekte kulturore të kategorisë së parë, por sot kalaja e Gjirokastrës është vënë në dispozicion të ministrit që përfaqëson të varfrit, Erion Veliaj.
“Qifti të trashëgohet!”, shprehet Veledini, ndërsa shton se ky shtet nuk mund t’i trajtoj njerëzit njëri si të njerkës, tjetri të nënës.
“Nuk ka turp më të madh t’i bësh karshillëk varfërisë”, nënvizon ai.
Veledini sot ka dalë qysh në orët e para të mbrëmjes për të parë nga afër mbi 450 dasmorët “VIP”.
“Pritet të vij kryeministri”, thotë Veledini.
Veledini është i ndërgjegjshëm se ku martohet një ministër tundet dynjaja, por nuk kupton pse shteti është vënë në lëvizje për një event tërësisht familjarë.
“Në çdo metër katrorë kalldrëm shikon automjete zyrtare pafund. Nuk e kuptoj martohet ministri apo qeveria”, shprehet Veledini dhe sakaq largohet nga Qafa e Pazarit për në drejtim të kalasë.
Idajet A., babai i katër fëmijëve të mitur, i papunë prej 9-muajsh, nuk ka mëri me çiftin, pasi, siç thotë ai “Dasëm paçi gjithmonë”, por mendon se të organizosh një event të tillë kur njerëzit presin prej katër muaj asistencën sociale dhe ministri i të varfërve bënë dasëm lukzose në kalanë e Gjirokastrës e cilëson të turpshme.
“Pjesa më e madhe e shqiptarëve diskutojnë çdo natë bukën e gojës, ministri mendon vetëm luksin”, pohon Idajeti.

LUKSI I TEPRUAR I MINISTRIT

Ministrit të Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxës martohen sot (dje) në kalanë e Gjirokastrës, megjithatë një ushtri e tërrë është vënë në lëvizje qysh një javë më parë.
Skenda rrethore në kalanë e gurtë është transformuar plotësisht. Ndërhyrja ka qenë e kushtueshme dhe tërësore.
“Të paktën 30 mijë euro ka kushtuar vetëm vendosja e skelave, ndërsa 40 kamarierë kanë ardhur enkas nga kryeqyteti”, shprehet një punonjës i kompanisë ““Geraldina Sposa”, i cili preferoj të ngelet anonimë.
Në dispozicion të dasmorëve “VIP” janë vendosur të paktën 20 tualete portative, ndërsa për ndriçimin dhe ujin e pijshëm ka menduar pushteti vendor, duke investuar të paktën 5 milionë lekë të vjetra në fondi i taksapaguesve.
Një tjetër investim për të garantuar suksesin dasmës së Ministrit të Mirëqenies Sociale është skenografia, që sipas organizatorëve ka kushtuar minimalisht 20 mijë euro.
“Dasëm të tillë as Mbreti Zog nuk e ka organizuar në këtë mënyrë të përsosur”, shprehet punonjësi.
Sipas tij, për sigurinë e dasmës është vënë në dispozicion Garda e Republikës, ndërsa gjithë kabineti i qeverisë kanë përdorur karburantin e shqiptarëve për të uruar çiftin e sapomartuar.
Një tjetër shpenzim ka qenë prenotimi i të gjitha hoteleve të Gjirokastrës.
“Një natë në hotelin tim kushton 30 euro”, thotë Maksi L., administrator i hotelit në lagjen “18 shtatori”.
Ministri i të vobektëve ka pasur nja plan që të fshehë gjithçka për mediat, madje në ditën më të bukur të jetësh, Veliaj nuk ka lënë të hyjë asnjë reporterë me përjashtim të gazetarëve besnikë.
“E gjithë kjo nga frika e konstatimit të luksit të dasmës së ministrit”, shprehet gazetari investigativ, Artur Çani.
“Ka frikë se i dalin të palarat”, shton ai.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s