GJIROKASTËR / APELI I GJIROKASTRËS LË NË BURG AGRON CANE, ISH SEKRETARI I ZYRËS SË DEPUTETIT SOCIALIST, KOÇO KOKËDHIMA

AGRON CANENga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Gjykata e Apelit Gjirokastër ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Sarandës, duke e vlerësuar të drejtë arrestimin e Agron Canes, ish-sekretarit të zyrës së deputetit socialistë, Koco Kokëdhima, i cili prej shtatë muaj kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me një 14 vjeçare në kërkim të një vendi pune për nënën e saj.
Vendimi është dhënë në mesditë, pas dërgimit të dosjes në Gjykatën e Apelit Gjirokastër nga avokati Gjergji Imeraj.
Prokurori i Apelit, Afred Agolli, i ka kërkuar trupit gjykues që i pandehuri të qëndroj në burg deri në përfundim të procesit gjyqësor, pasi, sipas tij, Agron Cane ka konsumuar një vepër të rëndë penale dhe ndaj tij ekzistojnë fakte dhe provat të pakundërshtueshme.
“Organi i akuzës ka në dispozicion një video të ligjshme që është regjistruar në ambientet e komisariatit të Sarandës, ndërsa dy video origjinale janë vënë në dispozicion të prokurorisë nga dy gazetarët investigativ”, tha Agolli.
Ndërsa, avokati Gjergji Imeraj, përfaqësuesi ligjor i të pandehurit Agron Cane, ka paraqitur argumenta krejt të kundërta nga organi i akuzës.
Sipas tij, Cane duhet të gjykohet në gjendje të lirë ose në një masë arresti më të lehtë, pasi ai vuan nga zemra, tensionin i lartë, si dhe ka shfaqur shenja depresioni.
“Për shkak të problemeve shëndetësore, Agron Cane, janë dëshirës së tij, nuk u paraqit përpara trupit gjykues, pasi gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet çdo ditë”, është shprehur avokati, Gjergj Imeraj.
Ish-sekretari i deputetit socialist në Sarandë, Koço Kokëdhima, ndodhej në qelitë e paraburgimit të Sarandës prej datës 16 gusht të këtij vitit, pas publikimit të një videoje prej 17 minutash e 1 sekondë, të realizuar nga gazetarët investigativë, Artur Cani dhe Telnis Skuqi, ku përgjatë një bisede të publikuar ekskluzivisht në televizionin “NEËS 24”, ai i kërkonte nënës së 4 fëmijëve jetim të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe vajzën e saj 14-vjeçare në këmbim të një vendi pune.
Cane akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturve, si dhe ushtrim të paligjshëm të detyrës.

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s