REPORTAZH / GJIROKASTRITËT TË TURPËRUAR NGA MIRËQËNIA E MINISTRIT TË TË VOBEKTËVE

ERJON VELIAJNga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Ajo e kujton atë çast. E shtunë, fundjavë e sapo lënë pas. Bokset e qendrës së zërit nuk pushuan për asnjë sekondë. Gjumë nuk bëri atë ditë. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliajt vendosi kurorë më Ajola Xoxen, ndërsa 78 vjeçarja nuk i besonte veshëve që kalaja e Gjirokastrës ishte vënë në dispozicion për çiftin e ri.
– O djaloooo, më thotë Evangjelia Qiqi, kurrë nuk ka ndodhur që kalaja e qytetit të këndoj për një ministër, as në kohën e Hoxhës.
Evangjelia, ish mësuese e historisë, gëzon shëndet të plotë dhe humorin e ka në majë të gjuhës.
“As diktatori nuk ka bërë një dasmë të tillë. Na turpëruan!”, shprehet Evangjelia, banore e lagjes “Manalat”, pensioniste.
Për të, kalaja e Gjirokastrës është një objekt monumental që i takon shqiptarëve, jo individëve të veçantë.
Evangjelia nuk ndan të njëjtin argumentin me Erjon Veliajt, i cili ka deklaruar se “Dasmën e bëri për të promovuar kalanë shumëshekullore”.
“Edhe për një vit bëhem tetë dekada, por nuk kam dëgjuar kurrë që gjirokastritët promovojnë kalanë, por është kalaja që promovon Gjirokastrën”, thekson Evangjelia.
Më tej, ish mësuesja e historisë nënvizon se dasma për një ministër ishte e tepruar, njëherazi e turpshme.
“Të bësh dasmë luksi në kalanë e Gjirokastrës në kohë krize është çmenduri, duhet të paktën 100 mijë euro”, thotë Evangjelia.
Të njëjtin mendim ndan edhe Agron Carka, ushtarak në lirim.
Ai e vlerëson skandaloze dasmën e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
“Shkruaje me emrin tim që deputeti yt u bë gazi i botës në Gjirokastër”, më thotë Carka.
“Për time bij, jam gati të bëj dasmë qysh sot në kala, por këtë të drejtë unë nuk e gëzoj, pasi nuk e kam dhëndrin ministër”, shton Carka.
Carka, ndryshe nga Evangjelia, e shfaq hapur pakënaqësinë që ka ndaj ministrit Veliaj.
“Unë kam punuar gjithë jetën dhe mezi gëzoj një pension ushtarak, ndërsa Veliaj që ka një vit që firmos në bordero si ministër bën dasmë përrallore. Ku i bëri lekët ky çunak”, pyet Carka.
Më tej, ish ushtaraku nënvizon se për dasmën e Veliaj u aktivizua gjithë shteti, madje edhe Garda e Republikës.
“Nuk dua të diskutoj detaje qesharake, por si gjirokastritë autoktonë dua të di kush e lejoj që një dasmë të tillë të organizohet pa pyetur Ministrinë e Kulturës”, thotë Carka, ndërsa shpjegon se sipas legjislacionit shqiptarë eventet familjare nuk lejohen në organizohet në objektet monumentale të kategorisë së parë.
“Unë do të mirëprisja me kënaqësi ndërrimin e unazave në kalanë e Gjirokastrës, pasi simbolizon bashkimin e dy të rinjve, por kurrë që skena rrethore e festivaleve të kthehej në arenë dasmorësh”, specifikon Carka.
Për të bërë një dasmë në kalanë e Gjirokastrës, vijon Carka, ka një kosto, si dhe një faturë.
“Publiku ende nuk është informuar se sa ka kushtuar qiraja e kalasë dhe kush është përfituesi, pushteti vendor apo qendror”, analizon Carka, i cili shton se për të bërë një dasmë duhet një leje e posaçme nga Ministria e Kulturës.
Lidhur me këtë problem, Bashkia e Gjirokastrës, si dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, nuk pranuan të intervistohen për këtë artikull.

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s