GJIROKASTËR: AKSIDENTOHET DHE DHUNOHET FIZIKISHT NIPI I KREUT TË PD NË LAZARAT

ROZERT CELO-LAZARATNga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Një 25 vjeçar nga Lazarati, nipi i kryetarit të Partisë Demokratike të Lazaratit, është aksidentuar me më pas është dhunuar fizikisht nga persona të panjohur e të maskuar.
Ngjarja ka ndodhur orët e para të ditës së enjte, 1 orë pas mesnatës në hyrje të fshatit Lazarat.
Rozert Celo, shkurt Gjergji, në rrëfimin e tij shprehet se agresorët që udhëtonin me një automjet e ka aksidentuar atë teksa ecte me motor pranë fshatit Lazarat.
“Fillimisht kujtova se ishte thjeshtë aksident, por ende pa marrë veten dy persona të maskuar më goditën në fytyrë, duke me lënë pa ndnjeja”, thotë Celo, ndërsa shton se personalisht nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të ndryshëm.
Celo kujton se fjalët e vetme të agresorëve ishte “Ti na prishe pune”, duke nënkuptuar ndihmën që ka dhënë gazetarëve viteve të fundit.
Aktualisht, 25 vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal “Omer Nishani” të Gjirokastrës, ndërkohë që ende nuk ka ngritur denoncim për personat e panjohur që e dhunuan atë.
Lidhur me këtë ngjarje, policia e Gjirokastrës shprehet, se prej disa orës kanë nisur një hetim për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të paprecedentë.
“Ngjarja po hetohet nga ana e strukturave të policisë. Është ende herët të japin një version të saktë”, shprehet një përfaqësues i policisë lokale.
Muajt e fundit, Lazarati, fshati me 5 mijë banorë, është vënë në shënjestër nga persona të inkriminuar, ndërsa policia deri tani nuk ka arrestuar asnjë keqbërës, gjë që ka shkaktuar pasiguri në këtë zonë në jug të vendit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s