KOMENT / FALE NËNË, ERJONI NUK DI ÇFARË BËN!

ERIONINga Telnis Skuqi
Personalisht dua t’i puth dorën dhe t’i përkulem nënës së Erjonit, ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për sakrificën e saj njerëzore, që e vetme ka rritur, edukuar dhe arsimuar si mos më mirë djalin e saj.
Kurrë në jetën time si gazetar, apo si taksapagues i këtij vendi nuk kam nxjerrë një fjalë të ligë nga goja, sidomos për nënat, pavarësisht se mua më është privuar e drejta në fëmijëri të gëzoj time mëmë.
Si unë dhe Erjoni jemi përballur me furtuna të mëdha, secili sipas mënyrës së vet.
Unë u arsimova në Shqipëri me shumë sakrifica, ndërsa Erjoni pati fatin të arsimohet përtej kufirit.
Të dy u diplomuam. Të dy u përplasëm me dallgët e jetës dhe për këtë unë e adminiroja pafundësisht Erjonin, deri ditën e djeshme.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i vendit tim, dje (15 shtator), i ftuar në emisionin “Njerëz në fokus” në “News24”, Veliaj është shprehur “…Dasma nuk ka pasur shpenzime luksi, por gjithçka është paguar nga kursimet e nënës së tij dhe prindërit e nuses”.
Si bashkëvuajtës, unë, dua ta besoj Erjonin, pasi nuk ka nënë të botë të mos japi shpirtin për fëmijët e vet, por ku ai përdorë nënë për të shpëtuar lëkurën, kjo është e pafalshme.
Në vend të ulë kokën dhe të kërkoj falje opinionin publik lidhur me luksin e tepruar të martesës së tij në kalanë e Gjirokastrës dhe Pezës, Erjoni dyfishon fajin.
Kulmi!
Gabim i ministrit ishte më trashanikë se sa vet dasma e tij.
Nuk dua ta besoj se Erjoni ka përdorur nënën për të dalë nga situata ku është futur.
Të implikosh një zonjë që ka sakrifikuar gjithçka për të dhe në një ditë të bukur ta përdorësh si mburoj, kjo është çmenduri.
Fale nënë, Erjoni nuk di çfarë bën!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s