GJIROKASTËR, BASHKIA QË KËRKON TË RIVLERËSOJ DIKTATORIN HOXHA

ENVERI_6Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Ai veten nuk e lëshoj, por At Theodhori, prifti ortodoksë i kishës së Kryeëngjëjve, i ftuar nga pushteti vendor për të festuar 70 vjetorit të çlirimit të qytetit të Gjirokastrës, është ndierë i ofenduar ku përpara syve të tij, valëvitej në ajër posteri i diktatorit të shqiptarëve, Enver Hoxha.
Në Gjirokastër, At Theodhori njihet si prifti me kulturë, ndërsa humorin e ka në majë të gjuhës.
Ku e pyeta për fotografinë e Hoxhës, prifti ortodoksë nuk tha asnjë fjalë, por bëri një kryq, duke nënkuptuar “Fali o Zot se nuk dinë çfarë bëjnë”.
“Kjo është rilindja që kërkuam në qershor 2013”, më thotë me ironi, Sajmir G., një i presektuar nga regjimi komunistë, i cili rastësisht u ndodh pranë meje dhe priftit.
Sajmiri e pranon që fitimtarët nuk gjykohen, por të rivlerësosh figurën e diktatorit Enver Hoxha është si të kthehesh në kohë.
“Çfarë do t’i them unë nipërve dhe mbesave të mi për njeriun që vrau, persekutoj dhe dhunoj për interesat e tij personale një komb të tërë”, shprehet Sajmiri.
Për të, parada e sotme nuk ishte çlirimi i Gjirokastrës, por rivlerësimi i figurës së diktatorit, të mbështetur nga pushteti vendor dhe deputetët socialistë.
ENVERI_8“Nuk besoj se dëshmorët e atdheut dhanë jetën për Enver Hoxhën, por për kombit”, thekson Sajmiri.
Të njëjtin mendim ndan edhe E. Kokalari, 75 vjeçe, një grua që ka 24 vjetë që gëzon lirinë, pasi rininë e saj ia mohoj me nenin 55 regjimi komunistë.
“Shiko se si krenohen dhe tundin fotografinë e diktatorit disa veteranë që kurrë nuk kanë luftuar për atdheun, por kanë kontribuar për 45 vjetë për të mbajtur në këmbë një sistem totalitar”, thotë 75 vjeçarja Kokalari.
Më tej, Kokalari thotë se ky skandal është i papranueshëm për familjet e dëshmorëve.
“E gjora nënë, nuk di kë të besoj, deputetin socialistë Arben Ahmetaj që thotë se “festa e sotme është e gjithë shqiptarëve”, apo ish presidentin Alfred Moisiu që deklaron se “duhet vlerësuar kujtimi i heronjve që dhanë jetën”. Çmenduritë nuk kanë fund”, shprehet Kokalari.
ENVERI_2Si për ironi të fatit, surprizat për Kokalarin nuk ka fund, pasi kryeministri socialistë Edi Rama i hedh benzinë zjarrit me komentin e tij në facebook: “70 vjet më parë u çlirua Gjirokastra, lavdi e mirënjohje përjetë vajzave e djemve që vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë së atdheut!”.
“O jam unë e marrë, o është marrosur Rama”, komenton znj. Kokalari.
Për të, parada me simbolin e diktatorit Hoxha, në prani të mijërave gjirokastritëve dhe tre përfaqësusve të lartë të institucioneve fetare është një maskaradë e rilindjes.
“Personalisht nuk jam kundër festimeve për çlirimin e Gjirokastrës, por organizatorët nuk duhej të lejojnë që një figurë i kontestuar nga vet shqiptarët të promovohet nga disa njerëz të papërgjegjshëm”, nënvizon znj. Kokalari.
Znj. Kokalari rrëfen se pushteti vendor nuk është institucion i specializuar për të vlerësuan figurën e diktatorit.
“Bashkia e Gjirokastrës ka nevojë të reformohet në mentalitet dhe të kuptoj se pushteti vendor nuk është i socialistëve apo demokratëve, por e gjirokastritëve. Ky institucion duhet të tregoj kujdes ku vjen fjala për të ruajtur harmoninë në komunitet”, mendon znj. Kokalari.
Lidhur me këtë paradë të paprecedentë, Roland Bejko, kryetari i Partisë Demokratike (PD) dega Gjirokastër, e vlerëson të turpshme festimin e 70 vjetorit të çlirimit të qytetit nga nazi-fashistët.
“Kryebashkiaku Flamur Bime, ashtu si 23 vite më parë, që u vu në krye të organizatës “Vullnetarët e Enverit”, sot gjeti rastin për ta qelbur qytetin e Bajos, e Çabejt, e Musines, e Kadares dhe patriotëve të tjerë që kanë dhënë jetën për lirinë e këtij vendi”, thotë Bejko.
Sipas tij, me portretin e stalinistit, Enver Hoxha, i njohur si më gjaksori i diktatorëve të ish lindjes komuniste, kryebashkiaku Bime po tenton të rivlerësoj një diktator, duke shpërdoruar besimin e komunitetit.
Një turp i tillë, vijon Bejko, i organizuar me gjakftohtësi nga qeveria Rama, ndodh vetëm disa ditë para vizitës që Papa Francesku, që do të vizitoj Shqipërinë me motivin “Si një nga vendet që ka vuajtur më shumë nga diktatora komuniste”.
“Gjithë kjo maskaradë e parakalimit të përkrahësve të diktatorit me portretet e Enver Hoxhës ndodhi para syve të ish presidentit Mosiu dhe ministrave Veliaj dhe Ahmetaj. Ky parakalim nuk ishte spontan, por i përfshirë në protokollin e festës nga Bashkia Gjirokastrës”, deklaron Bejko, i cili shton se në këto kushte, PD dega Gjirokastër dënon rëndë rivlerësimin e figurës së diktatorit Hoxha.
Duke shprehur respektin më të thellë për të rënët e luftës, Bejko shpreh indinjatët ndaj mos dinstancimit e ish presidentit Moisiut dhe dy ministrave të qeverisë socialiste, Veliaj e Ahmetaj.
“PD e Gjirokastrës do t’i kërkoj prokurorisë të nisin një hetim të plotë për shkelje të ligjit të Administratës Publike, për përfshijen në protokollin e festave të portretit dhe simboleve të diktaturës komuniste, me shpresë që fajtorët të shkojnë përpara drejtësisë”, thekson Bejko, ndërsa nënvizon se Gjirokastra, qyteti historikisht që ka rezatuar harmoni, tolerancë, mirëkuptim dhe ka përcjellë dije, nuk e meriton të identifikohet si qytet i diktatorit komunistë.

Advertisements

1 Koment

  1. Ah qelbesire, ti nuk e di se çfare do tu thuash mbesave dhe niperve te tu per Enverin. Me qe nuk e di po ta mesoj une. Thuaj qe e nxorri Shqiperine nga mesjeta ku e kishin lene lakejt e Zogolit dhe turkoshaket (me sa duket ti je pasardhes i ketyre te fundit) Thuaj qe ngriti popullin ne kembe per pune dhe kulture dhe u shtypi koken disa qelbesirave por kete detyren e fundit nuk e beri mire se la ca si ty mor felliqesire. Edhe po nuk ua the ti ate do tua thone bijt e atyre qe mbajne Enverin tek parakalojne fitimtare dhe te guximshem si dikure. Pleh i plehrave.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s