JEP DORËHEQJEN ZËVENDËSMINISTËRI I JASHTËM, ALQI PULI

ALKIS POULIS-2 TETOR 2014Nga Telnis Skuqi
Alqi Puli, ish kandidati për deputetit i PBDNJ-shit, jep dorëheqjen nga posti i zv/ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipëri për të kandiduar për President i OMONIA-s që pritet të zhvillohet në muaj nëntor në qytetin e Sarandës.
Puli ka deklaruar ekskluzivisht për blogun http://www.telnis.wordpress.com, se dorëheqja i është paraqitur kryetarit të PBDNJ-shit, Vangjel Dules.
“Personalisht kam dorëzuar zyrën një muaj më parë”, shprehet Puli.
“Do të kandidoj për fituar postin e kryetarit të OMONIA-s”, shtoj ai.
Alqi Puli, lindi më 8 Maj 1975 në Dervician, Gjirokastër, është diplomuar me Medalje Ari në Inxhinieri Informatike (1997) dhe në Masterin Shkencor në fushën e Informatikës së avancuar me aplikime në Robotikë dhe Gjeometri Dixhitale nga Universiteti i Janinës në Greqi (2002).
Në të gjitha nivelet e arsimit në Shqipëri dhe Greqi ka qenë aktiv në konkurse rajonale dhe kombëtare në fushat e Shkencave të Natyrës dhe është vlerësuar me medalje ari dhe argjendi në rang rajonal (Gjirokastër, Janinë) dhe me medalje bronxi në rang kombëtar në Olimpiadat Matematike në Shqipëri (1985-1989) dhe në Greqi (1992-1993).
Që nga viti 1997 dhe deri sot është angazhuar vazhdimisht si Kërkues dhe Këshilltar për Programe Evropiane dhe Projekte Zhvillimi në Greqi, EU27, Lindjen e Mesme, Ballkan dhe Shqipëri. Ka menaxhuar suksesshëm më shumë se 50 projekte inovative me financim nga fondet e Bashkimit Evropian ne fushat e kërkimit shkencor për zhvillimin e shërbimeve për qytetarin, sipërmarrjen e vogël dhe të mesme, industrinë dhe qeverisjen vendore (FP4-FP7, FP-SMEs, EUREKA, ERDF, etj.), teknologjive të Hapësirës Kozmike për aksidentet rrugore, infrastrukturën dhe mjedisin (ESA, European Space Agency), decentralizimit me krijimin e strategjive rajonale zhvillimi dhe strukturave përkatëse (RIS), bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkombëtar (GR-AL, GR-IT, USA-EU, ADRIATIC, MED, INCO, SEE, etj.), moshës së tretë aktive dhe personave me aftësi të kufizuar, Evropës për rininë, asistencës teknike për vendet në para-aderim (IPA), etj.
Alqi Puli, si pjesë e diasporës, gjatë gjithë viteve të emigracionit ishte dhe është aktiv në mbrojtjen e të drejtave të qytetarit dhe të minoriteteve me një këndvështrim Evropian të shoqërisë civile pa kufi dhe diskriminime.
Që prej vitit 2005, si shtetas i barabartë evropian, është anëtar aktiv i forumeve Evropiane Federaliste për një Evropë të qytetarëve.
Në Qershor 2013 u angazhua në aktivitetin politik në Shqipëri si kandidat për deputet në Qarkun e Gjirokastrës me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s