NJË MESAZH PËR TË PADITURIN TIM, ALPO TELEVIZION

ALPO TV_5 TETOR 2014Nga Telnis Skuqi
Sinqerisht dua të theksoj, se këtë nismë ligjore nuk do ta kisha ndërmarrë kurrë nëqoftëse administratori i ALPO Televizion, Aristotel Petro, nuk do të dhunonte fizikisht paditësin në prani të bashkëshortes dhe dy vajzave të mia, përkatësisht 3 e 5 vjeçe, vetëm sepse paditësi i kërkoj të paditurit të përgënjeshtronte kronikën e datës 14 nëntor 2013.
Kurrë në jetën time nuk e kisha menduar të bëja një Kërkesë-Padi ndaj një administratori të një televizioni lokal.
Si gazetar investigativ prej 16 vitesh, nuk kam përgënjeshtruar deri tani asnjë lajm, pasi gjithmonë lajmin e kam shoqëruar me të paktën dy burime.
Iniciativa ime nuk ka në thelb të “rrëmbej” paratë e të paditurit, por të drejtën për të kërkuar drejtësi, drejtësi që për mua kërkon kohën e vet.
Personalisht jam i aftë të bëja drejtësi me vetëgjyqësi, pasi është vet i padituri që tejkaloj “vijën e kuqe”.
Akti që ndërmori i padituri ndaj meje dhe familjes sime, nuk ishte rastësi.
Me veprimin e tij, ai kërkonte të sfidonte ligjet e vendit tim, si dhe të nëpërkëmbte personalitetin tim, pasi i padituri mendoj, se ashtu siç e kanë braktisur prindërit afro 40 vite më parë, edhe drejtësia do ta braktisë atë.
Sot, unë, bashkë me avokatin tim, jepi përpara Jush për të kërkuar dëmshpërblim për një kronikë të publikuar keq nga televizion ALPO TV.
Prania ime në këtë seancë gjyqësore nuk ka si qëllim të pasuroj numrin tim të llogarisë, por kërkoj t’i jap një mesazh çdo taksapaguesi të këtij vendi, t’i besoj sistemit të drejtësisë dhe të drejtën e tij ta kërkojnë në rrugë ligjore.
Për mua vetëgjyqësia është një fjalë e huaj, ndërsa drejtësia është një e drejtë e çdo individi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s