LETËR E HAPUR / ARBEN, NUK ËSHTË FAJI I NËNËS QË AGRONI KISHTE NJË ËNDËRR…

Agron-CaneLetër e hapur drejtuar kryeredaktorit të gazetës “Shekulli”, Arben Rrozhanit
Nga Telnis Skuqi
I dashur Arben!
Deklarata jote në emisionin “Opinion” të gazetarit Bledi Fejziu, ku etiketoje “si të përdalë”, nënën e katër fëmijëve jetimë që denoncoj, Agron Canen, ish sekretari i deputetit socialist, Koço Kokëdhima, ishte më skandal se sa vetë skandali i pedofilit të Sarandës.
Reagimi im nuk ka aspak lidhje me investigimin tim. Atë skandal do të publikoja në çdo kohë, pasi njerëz si Agron Cane nuk e kanë vendin në këtë shoqëri, ata e meritojnë të dalin jashtë qarkullimit.
Personalisht kisha vendosur ta arkivoja këtë histori, pasi unë e fitova betejën time, por më revolton guximi juaj i tepruar.
Jeta e saj personale, nuk ka lidhje me denoncimin e skandalit, janë dy gjëra krejt të kundërta.

I dashur Arben!
Ti u mundove me shpirt ta politizoje skandalin e Sarandës në emisionin “Opinion”, me argumentin se këtë çështje e investigoj një gazetar i gazetës “RD”.
Sipas mendimit tënd, gazeta “RD” nuk ka të drejtë të investigoj tipa si “Canët”, por t’i lërë rehat ata të bëjnë çfarë të duan me vajzat e njoma.
Argumenti i dytë, sipas teje, ishte se dikur dy protagonistët, Cane dhe E. G., kanë pasur një marrëdhënie të fshehtë seksuale, gjë që, edhe po të ishte e vërtetë, nuk ka lidhje fare me skandalin në fjalë.
Si gazetar investigativ prej 16 vjetësh, nuk do t’ia lejoja kurrë vetesh, që një femër të më përdorte mua për t’u hakmarrë ndaj ish të dashurit.
Investigimi nis 7 muaj më parë. E. G., nëna e katër fëmijëve jetimë, e kam njohur për herë të parë, fizikisht, ditën që realizova videon.
Përpara se të realizoja skandalin, si djalë i rritur në qytetin e Sarandës, kam grumbulluar informacione mbi personalitetin e të dy protagonistëve, pasi doja që çdo gjë të ishte e faktuar.
Me E. G., kam komunikuar vazhdimisht nëpërmjet celularit dhe në facebookut, deri sa u binda se në këtë histori nuk ka hakmarrje personale.
Videoja skandaloze u realizua mbrëmjen e 14 gushtit, pasi dështova në mesditën e asaj dite, për shkak se kamera ime e fshehtë “nuk ju bind të zotit”.
Po atë ditë, në orët ekstreme të natës, ka dëgjuar me vëmendje videon. U skandalizova. Më është dashur gjysmë ore të mblidhja veten. I tronditur dhe njëherazi i ndërgjegjshëm për atë çfarë kisha arritur kam kërkuar ndihmën e kolegut tim, Artur Cani, i cili iu përgjigj kërkesës sime.
Cani kishte planifikuar të udhëtonte me familjen në agim drejt Qeparoit, por preferoj të bëj një “pit stop” në Gjirokastër. Edhe ai, si unë, ngeli pa fjalë. Vendosëm që këtë skandal ta publikojmë në fillim të shtatorit, pasi të grumbullonin edhe disa prova të tjerat. Nuk ishte e thënë. E. G., u bë shkaktare që investigimi të publikohet 48 orë pas realizimit, pasi ajo ishte e kërcënuar personalisht nga pedofili Cane. E kishte spiunuar inspektori i lagjes, një palo policisë i Sarandës.
Sinqerisht dua të theksoj se shefi i komisariatit të Sarandës u tregua korrekt me ne. Ai, ishte gati ta arrestonte qysh atë ditë, por nuk kishte në dispozicion provat.

I dashur Arben!
Një ditë pasi u publikua skandali të televizionin “News 24”, Agron Cane u ndalua, ndërsa Koço Kokëdhima u distancua prerë nga akti i turpshëm. Deri këtu çdo gjë ishte korrekt. Megjithatë dy pyetje kam për ty dhe Koçon: “Si është e mundur që gazeta “Shekulli”, që ti drejton, por që administrohet nga Koço Kokëdhima, guxuat të denigronin figurën e nënës kurajoze, duke përdorur një fare Kostaq Lapa?”; “Kush është Kostaq Lapa?”.
Sinqerisht nuk pres ndonjë përgjigje nga Koçoja, por të lutem mos më ofendo inteligjencën, pasi unë jetoj në jug të vendit, ndërsa deputeti socialist që ti e mbron me fanatizëm (sinqerisht të respektoj për këtë akt) ka të tjera interesa në zonën time elektorale.
Unë dua ta besoj se E. G., paska qenë dashnorja e pedofilit, megjithatë është Agron Cane që shkeli “vijën e kuqe”, pasi kishte të tjera ëndrra në kokë.

I dashur Arben!
Reagimi im nuk është aspak personal, përkundrazi e respektoj këndvështrimin tënd. Reagimi im është parimor. Unë nuk dëshiroj të keqen e askujt. Fajtor për këtë histori është Agron Cane, ndërsa fatkeq është Koço Kokëdhima, i cili nuk investigoj si punëdhënës për personalitetin e punëmarrësit.
Vetëm në sistemet totalitare mund të ndodh që viktima quhet vrasës, ndërsa në demokraci mund të kesh sukses, por dështon, siç ishte skandali i Sarandës.
Të lutem mik im, Arben, këtë dështim mos ia faturo nënës së katër fëmijëve jetimë. Ajo nuk ka asnjë faj në këtë histori. Nuk është faji i saj, që një farë, Agron Cane, kishte një ëndërr…, madje një ëndërr pervese.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s