REPORTAZH / LAZARAT, FSHATI QË NUK PRANON SJELLJE ARROGANTE TË POLICISË

POLICI DHE LAZARATI-8 TETOR 2014Nga Telnis Skuqi
LAZARAT – Pothuajse të gjithë banorët e Lazaratit janë të revoltuar nga sjellja arrogante e Policisë së Shtetit dhe kjo për gjimnazistin Elidon M., është e papranueshme.
“Kam frikë të shkojmë në shkollë, pasi policët të diskriminojnë për shkak të origjinës sime”, thotë i revoltuar Elidoni.
Sipas tij, policia e shtetit prej dy muajsh po terrorizon fshatin me 7 mijë banorë, që shtrihet në faqen e malit të Gjerë, rreth 5 km larg Gjirokastrës.
“Nuk ia kam borxh askujt, që policët të ngacmojë time motër dhe justifikimin e armëmbajtjes paleje dhe unë të rri duarkryq”, shprehet Elidoni.
Fatkeqësisht, sot (8 tetor) banorët e fshatit Lazarat kanë protestuar ndaj pranisë së tepruar të policisë.
Protesta e mesditës nisi paqësore, por pas gjysëm ore “shpërtheu”. Tre policisë u plagosën, një gazetare u lëndua.
Dhjetëra banorë dhe qindra gjimnazistë qëlluan me vezë automjetet e policisë.
“Nuk kisha rrugë tjetër për të rikthyer dinjitetin tim. Këtë situatë e solli vet policia. Ata e tepruan me sjelljen e tyre rrugaçërore”, nënvizon Elidoni.
Për të, protesta mund të ishte shmangur, nëqoftëse policia do të respektonte çdo banorë të këtij fshati.
“Aktualisht fshati Lazarat është katandisur si një “thel kokoshi”. Jetojmë të izoluar dhe të braktisur nga shteti”, thekson Elidoni, ndërsa shton se policia sot ka shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës nxënës shkolle.
“Mblidhi trimat zoti Tahiri”, shton ai.
Alida M., banore e fshatit Lazarat, nëna e tre fëmijëve, e vlerëson situatën shqetësuese, pasi siç thotë ajo “Çfarë të mbjellësh, do korrësh”.
“Prej dy javësh, bashkëshorti im ndodhet në dhomat e paraburgimit me akuzën “e mos bindjes”, ndërsa fëmijët e mi janë të detyruar të rriten pa babain e tyre”, thotë Alida.
Më tej, Alida tregon me sinqeritet se praninë e shtetit e ka mirëpritur prej vitesh, por tashmë është zhgënjyer nga policia për shkak të mungesës së respektit ndaj taksapaguesve.
“Revolta e të rinjve ka një mesazh të qartë për qeverisin. Policia në vend të terrorizoj krimin, terrorizon fshatin”, nënvizon Alida dhe sakaq largohet me shpejtësi për t’i shpëtuar vezëve dhe gurëve të fluturonin në “drejtim të paditur”.
Alban B., një besimtar i devotshëm i fesë myslimane, banorë i fshatit Lazarat, më shkruan disa ditë në facebook, të realizoj një reportazh për këtë fshat.
“Bëj ndonjë artikull nga ato që di ti, sepse ti e kupton që njerëzit po shkelen me këmbë dhe s’po ju del njeri në krahë”, më thotë Albania.
“Policia nuk durohen, na shkatërruan të gjitha bizneset”, shton ai.
Në fakt, Albani ka të drejtë. Të paktën gjashtë postblloqe janë ngritur, si dhe 500 policë monitorojnë çdo ditë fshatin Lazarat, me sipërfaqe 41 hektarë.
“Sa do të vazhdoj ky terror psikologjik”, pyet Albani me zemrat.
ROLAND BEJKO-8 TETOR 2014Roland Bejko, kryetari i lokal i Partisë Demokratike, njëherazi intelektual i fshatit Lazarat, në prononcimin e tij, nuk dëshiron të merret me pasojat, por me shkakun që solli përplasen midis banorëve dhe policisë.
“Si filloi, kush e organizoj dhe si u mbyll protesta e sotme, nuk e di, por di që marrëdhëniet midis banorëve dhe policisë kanë qenë të tendosura qysh në ditën e parë të “zbarkimit” në qendër të fshatit”, shprehet Bejko.
Sipas tij, policia nuk mund të sillet si triumfatorë, me pamje të krekosur pushtuesi, duke e dështuar këtë fryrje edhe me heqjen e flamurit kombëtar të vendosur nga komuna dhe zëvendësuar me një tjetër flamur kombëtar. A thua se ai i pari ju përkiste “pushtuesve” dhe ky i dyti “çlirimtarëve”.
“Nuk ka asnjë polici në botë të arrestoj brenda një fshati 50 kryefamiljarë dhe të shpallë në kërkim 200 të tjerë, të gjitha këto të ndodhura gjatë periudhës kohore ku policia pretendon se ka situatën nën kontroll”, nënvizon Bejko.
Kulmi i iritimit të banorëve, vijon Bejko, me mos reagimin e 500 policëve ka qenë tre ditë më parë, në mbrëmje, kur dy persona jo nga Lazarati, iu kanë marrë celularët nën kërcënimin e thikave dy vajzave të reja.
“E gjithë kjo sjellje arrogante prej pushtuesi, armiqësore ndaj banorëve, rritja e pasigurisë për pronën dhe mos zbulueshmëria e rasteve, ka stimuluar mërinë e banorëve ndaj policisë”, thekson Bejko, ndërsa shton se personalisht është pro protestës paqësore, por kundër akteve të dhunës të ushtruar nga kushdo.
“Policia e shtetit duhet të dëshmojë maturi dhe profesionalizëm, sepse tek e fundit kjo është detyra e saj. Në këto kushte nuk do ketë fitues, por vetëm të humbur”, përfundon Bejko intervistën.

ERI MUCO-8 TETOR 2014_1Rrëfen gazetarja e NEWS 24

Asnjëherë në karrierën e saj mbi 12 vjeçare, gazetarja gjirokastrite e televizionit “NEWS 24”, Eri Muço, nuk ishte përballur ndonjëherë me të keqen, por sot jeta e saj ishte në fije të perit në fshatin Lazarat.
Iku “plumb”, sëbashku me kameramanin në drejtim të Lazaratit, për të raportuar protestën që sapo kishte nisur në këtë fshat.
“Në mëngjes isha në Tepelënë për të realizuar një reportazh, por para mesditës përfundova në Lazarat”, nis rrëfimin Muço.
Sipas saj, 500 metra larg qendrës së Komunës, ballë për ballë ishin policia dhe banorët.
“Situata ishte e tensionuar. Banorët ishin të pakënaqur me policinë”, thotë Muço, e cila nënvizon se qysh në fillim konfirmoj se tre automjete ishin bërë “përshesh” nga gurët dhe vezët.
“Befas zemërimi shpërtheu si vullkan. Policët u larguan si lepur, ndërkohë unë ngela si peshk”, thotë Muço.
“Policët më lanë në mëshirë të fatit”, shton ajo.
Më tej, Eri thotë se gjatë largimit për të shpëtuar kokën, një gurë jo i vogël kishte shënjestruar veshkën time.
“O Zot çfarë dhimbje. Më paralizoj këmbët, ndërsa protestuesit, disa me maska, më qëllonin fizikisht, duke mos pyetur fare për lutjet e mia”, tregon Muço.
Goditjen e dytë me gurë, vijon Muço, e mori në shpatullën e djathtë.
“Lutjeve të mia: “Ju lutem mos qëlloni, jam vrarë”, nuk u morën parasysh dhe, ashtu me këmbë dhe më duart iu rrëshqita turmës, derisa përfundova në spitalin e Gjirokastrës”, vazhdon rrëfimin Muço.
“Të ishte për policinë jeta ime do të kishte përfunduar sot, por fati ishte me mua këtë herë”, përfundon Muço.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s