REPORTAZH / LAZARATI, FSHATI QË VAZHDON TË PROTESTOJË PËR LARGIMIN E POLICISË

LAZARAT-9 TETOR 2014 (5)Nga Telnis Skuqi
LAZARAT – As në fushatat e tyre elektorale nuk e kishin parashikuar, që mbrëmjen e djeshme, dy deputetët demokratë, Ardian Turku dhe Alban Zeneli, do të dëgjonin, por nuk do të flisnin, mllefin e qindrave banorëve të fshatin Lazarat, që kishin tre orë të prisnin me padurim ligjbërësit.
Ata ishin e vetmja shpresë ku fjala nuk do të binte në veshë të shurdhët, pasi, siç thotë një banorë “Kemi dy muaj që nuk dëgjohemi nga shteti”.
“Mjaftë më! Nuk mund të jetojmë mëngjes, drekë, darkë nën terrorin e policisë”, thotë Bedri M., 70 vjeç, babai i katër fëmijëve.
Bedriu tregon me hollësi tmerrin që po përjeton fshati mbi 7 mijë banorë, qysh pas aksionit të Policisë së Shtetit që ndërmori gjatë muaj gusht.
“Të jetosh me frikë në fshatin tënd, nuk nënkupton se situata është normale, siç thotë policia”, thekson Bedriu.
LAZARAT-9 TETOR 2014Trendafile A., 45 vjeçe, thotë se durimi ka sosur, ndërsa tre fëmijët e saj prej dy ditësh nuk shkollohen.
“Si t’i çoj unë fëmijët në shkollë, ku policia në vend të të ofroj siguri, të ofron frikë”, shprehet Trendafilja.
“Do të dëgjosh këngët”, shton ajo.
Jemi në hallë të madh, vijon Trendafilja, hajdutët po bëhet kërdi, ndërsa denoncimet tona i konsiderojnë të pavlefshme.
“Policia nuk ka të drejtë të implikoj një fshat të tërë. Të gjitha djemtë e burrat e këtij fshati janë zhdukur, kanë frikë nga arrestimet”, thotë Trendafilja, ndërsa shton se “Mjaft halle dhe probleme kam, tani mu shtua edhe policia”.
LAZARAT-9 TETOR 2014 (8)Bajo M., një mesho burrë, mundohet të qetësoj banorët, që kanë “rrethuar” dy deputetët në qendër të Komunës së Lazaratit.
Ai kërkon që banorët të flasin një nga një, të parevoltuar, por në fakt ata janë marrëzuar nga sjellja e policëve.
“I thoni Ramës dhe Tahirit të largojë urgjentisht policët nga Lazarati, pasi ky fshat nuk i duron pushtues. I lejuam në hynin në fshat për të larguar krimin, por nuk ia kemi për borxh të detyrojnë gjimnazistet të hapin këmbët dhe duart me justifikimin e armëmbajtjes paleje”, thotë Bajo, ndërsa thekson, se prej dy ditësh, 600 nxënës së sistemit parauniversitar, nuk shkojnë në shkollë për të marrë dije.
“Fëmijët janë terrorizuar”, deklaron ai.
Sipas tij, policia është instaluar në qendër të fshatit, ndërsa në periferi banesat po grabiten në mes të ditës.
“Nëqoftëse policia nuk analizon me qetësi shkakun pse banorët e fshatit Lazarat u rebeluan ndaj tyre, atëherë institucioni ligjzbatues nuk ka zgjidhur problemin, por e ka thelluar më tej atë”, thekson Bajo.
Ardian Turku, deputeti demokratë, e cilëson situatën alarmante dhe tepër shqetësuese.
“Sapo këmba ime do shkeli në Tiranë do t’i kërkojmë kryeministrit dhe ministrit të brendshëm të largoj menjëherë policinë”, shprehet Turku.
“I mirëkuptoj reagimet e banorëve. Ata kanë të drejtë të jetoj të qetë, jo nën ombrellën e Policisë së Shtetit”, shton deputeti tjetër, Alban Zeneli.

LAZARAT-9 TETOR 2014 (1)Rrëfen 65-vjeçarja

Bejeko Toto përdor vazhdimisht fjalët “Më shpëto nipin nga burgu”, kur sjell ndër mend tmerrin që ka përjetuar mëngjesin e djeshme në banesën e saj në fshatin Lazarat.
Nëna e tre fëmijëve të rritur, 65 vjeçe, nuk mund t’i përshkruajë ngjarjet e tmerrshme pa vështirësi.
“Isha në gjumë. Rreth orës 05:30, dera kryesore u shkelmua forcërisht nga policia. Kujtova se ishin hajdutë”, rrëfen Bejeko.
Sipas saj, në shtëpi ishte vet e pesta, djali, nusja dhe dy fëmijët.
“Sikur të mos mjaftonte dhunimi i banesës pa mandat, policët arrestuan djalin dhe nipin pa asnjë motiv”, thotë Bejeko, ndërsa shpjegon se policët që hyjnë në banesën e saj nuk numëroheshin.
Nëna e tre fëmijëve është gati na harroj historinë e djeshme, me kushtin e vetëm që policia ta rikthej nipin në shtëpinë e saj.
“Gjithë jetën kam punuar me ndershmëri. Hashashin kurrë nuk e kam kultivuar dhe sot (dje) policia pa shpërblen, duke më “grabitur” djalin dhe nipin në shtëpi”, vazhdon rrëfimin e saj, Bejeko.
Më tej, Bejeko saktëson se djalin e rikthyen pas 10 orësh, ndërsa nipin i “qepën” fletën e arrestit 72 orësh, vetëm se është 20 vjeç.
“E akuzojnë se ishte pjesëmarrës në protestën e gjimnazistëve. Në fakt ai pinte kafen në qendër të fshatit Lazarat dhe nuk u implikua fare”, betohet Bejeko.
Bejeko tregon çastin ku policia i morri zvarrë nga dhoma e gjumit.
“Më kanë copëtuar zemrën”, ulëret Bejeko, dhe fshin lotët.
Bejktash Toto, djali i Bejekos, i ndaluar dhe më pas i liruar, është në merak për fatin e djalit të tij.
“Prej 10 orësh ishte në kujdesin tim në dhomat e paraburgimit, por tashmë janë në merak për fatin e tij. Ai është fëmijë i ndjeshëm dhe kam frikë se kjo histori nuk do të kaloj me lehtësi”, thotë Bejktashi.
“Policia me këtë akt i ka deformuar personalitetin e tij”, shprehet Bejktashi dhe sakaq niset drejt qendrës së Komunës për të pritur dy deputetët demokratë.

Policia

Lidhur me protestën e gjimnazistëve të Lazaratit, Policia e Shtetit, ndërmjet zëdhënësit të këtij institucionit, Gentian Mullai, deklaron se dy ditë më parë, afro 60 nxënës të ciklit parauniversitar kanë gjuajtur me domate, vezë dhe më pas me gurë tre automjete të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH).
“Nxënësit kanë fyer dhe ofenduar punonjësit e policisë, duke kërkuar që ata të largohet nga fshati”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.
I njëjti burim thekon se në ndihmë të FNSH, kanë shkuar dy patrullat e përgjithshme të policisë, por kanë ndeshur me zemërimin e gjimnazistëve.
“Në protestën e gjimnazistëve u përfshin edhe gra me precedentë kriminale, që në vitin 1998 kanë gjuajtur me armë mbi policinë”, nënvizon komunikata.
“Tri punonjës policie u plagosën, ndërsa dy automjete u dëmtuar”, vijon komunikata e Policisë së Shtetit.
Sipas zëdhënësit të Policisë, gjatë ditësh së sotme (9 tetor) janë shoqëruar 19 persona, prej të cilave 2 femra. “Po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje”, thekson Mullai, ndërsa ju bënë thirrje prindërve të mbajnë fëmijët nën kontroll, si dhe të distancohen nga veprimeve antiligjore.
“Policia e Shtetit është e vendosur të ndëshkojë dhe të vërë përpara përgjegjësisë ligjore çdo individ që nxisin dhe organizojnë veprimtari të kundraligjshme”, përfundon deklaratën, Gentian Mullai.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s