OPINION / E VETMJA RRUGË PËR SHQIPTARËT E GJENERATËS SË RE ËSHTË EVROPA, JO NACIONALIZMI!!!

KOMENTET FYESENga Telnis Skuqi
Të bërtasësh nuk nënkupton që ulëritësi ka gjithmonë të drejtë.
Gabimi im i vetëm ishte se unë denoncova hapur një incident në Dervician, fshati ku jetojnë në harmoni një komunitet që nuk i përket shqiptarëve, por që ndodhet mbi 5 km larg Gjirokastrës.
Ishte mesnatë ekstreme e ditës së mërkurë.
Një ndeshje futbolli midis dy kombeve fqinje u ndërpre për shkak të dhunës.
Si shqiptarët, ashtu edhe serbët, pretenduan fitore, sipas këndvështrimit të secilit.
Personalisht e urrej dhunën, sidomos ku miku dhunohet në shtëpinë e të zotit.
Është një akt i shëmtuar, por kjo nuk e justifikon histerizmin kolektiv.
Patriotizmi dhe nacionalizmi janë dy kuptime krejt të kundërta.
Të jesh patriotë, për mua, nënkupton respekti ndaj vendit tënd dhe ndaj tjetrit, ndërsa nacionalizmi është një egoizëm falco, që ka shembur një sistem të tërë.
Po çfarë ndodhi realist në fshatin minoritarë?
Çdo njeri është i lirë të gëzoj sipas mënyrës së vet, por liria e çdo individi përfundon ku cenon lirinë e tjetrit.
Mbi 100 “patriotë” dhe “trima” nga jugu u vërsulën drejt Dervicianit për të festuar “fitoren”.
Disa prej tyre tejkaluan vijën e kuqe.
E. R., banor i qytetit të Gjirokastrës, ishte më fatkeqi.
Automjeti i tij u bë copë-copë, për shkak se u ndodh në kohën dhe vendin e gabuar, pasi për “patriotët”, babai i dy fëmijëve, iu mohua e drejta të darkonte me familjen e tij në fshatin Dervician.
Fatin e E. R., e përjetova edhe unë, por jo në Dervician, po në Facebook.
Komentuesit, shumica “patriotë nga jugu”, nuk lanë fjalorë të pistë pa përdorur, madje edhe më kërcënuan me jetë, pasi unë guxova të raportoj shumë shkurt dhe pa emocione një incident që mund të ishte shmangur fare lehtësisht nga ata.
Unë i them gjërat ashtu siç i shikoj, jo me syzet e të tjerëve, sepse isha vet dëshmitar në atë ngjarje, së bashku me kolegen time të NEWS 24, Eri Muco.
Për mua, incidenti i Dervicianit ishte i turpshëm.
Agresorët ende nuk e kanë kuptuar se çfarë kanë bërë mbrëmjen e ditës së mërkurë.
Ky nuk është problemi im, por i tyre.
Personalisht nuk kam ndërmend t’i fshih komentet e tyre fyese dhe kërcënuese.
Atë të drejtë e kanë vetëm “ata” që guxuan të komentojnë në statuin tim, për të kuptuar se “patriotizmi mesjetar” nuk ka vend në vitin e 14-të të shekullit XXI.
Kërcënuesit me komentet e tyre kërkonin që unë të raportoja një akt të paligjshëm, të ligjshëm.
Në fakt, ata gabuan rëndë.
Me këtë gjest, kërcënuesit kanë treguar se jeta e çdo individi është e rrezikuar.
Kur një gazetar kërcënohet kaq hapur, kush më garanton mua që një taksapagues i thjeshtë është i sigurt?!
Ngjarja e Dervicianit është një kambanë alarmi për vendin tim.
Unë nuk kam ndërmend të heshtë përpara këtyre incidenteve primitiv, pasi nuk dëshiroj që fëmijët e mi të rritet të pasigurt në Shqipëri.
Nacionalizmi nuk të çon asgjëkund, përkundrazi është një sëmundje e pashërueshme.
E vetmja rrugë për shqiptarët e gjeneratës së re është EVROPA, jo nacionalizmi!!!

Advertisements

1 Koment

  1. Συγκλονιστικό κείμενο κατά του αλβανικού εθνικισμού από τον Αλβανό
    δημοσιογράφο Τ. Σκούκι!

    *«Ήταν ντροπή τα όσα έγιναν σε βάρος των Ελλήνων στη Δερβιτσάνη» λέει ο
    βραβευμένος ρεπόρτερ και καταγγέλλει ότι δέχεται απειλές!!!*

    *katoci.blogspot.gr *
    Κάντε κλικ εδώ για Απάντηση ή Προώθηση
    Χρησιμοποιούνται 1,15 GB (7%) από το όριο των 15 GB
    Διαχείριση
    ©2014 Google – Όροι και Απόρρητο

    Πρόσφατη δραστηριότητα λογαριασμού: Πριν από 29 λεπτά
    Λεπτομέρειες

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s