DERVICIAN, POLICIA NUK NDËRHYRI PËR TË PARANDALUAR INCIDENTIN

DERVICIAN-15 TETOR 2014Nga Telnis Skuqi
Katër ditë më parë, sikur dy postblloqet e policisë që janë ngritur në hyrje dhe në dalje të fshatin Lazarat, do të kishin ndaluar në kohën e duhur autokolonën e automjeteve të 100 “patriotëve” dhe “trimave” të jugut, sot situata në fshatin Dervician, rreth 5 km larg Gjirokastrës, do të kishte tjetër atmosferë.
Eleni C, nuse në fshatin Dervician, tregon me imtësi për gazetën “RD” incidentin e Dervicianit, ku si pasojë u terrorizuan mijëra banorë, u dëmtuan shtatë lokale, ndërsa dy automjete që ishin parkuar në qendër të fshatit u shkatërruan plotësisht.
“Ishte një incident i shëmtuar. Ai mund të ishte shmangur, në qoftë se policia do të kishte ndërhyrë në kohë”, shprehet Eleni.
Sipas saj, incidenti u shkaktua nga 100 të rinjtë gjirokastritë dhe tepelenas, të cilët festonin ndërprerjen e ndeshjes ndërkombëtare Serbi-Shqipëri, për fazën eliminatore “Francë 2016”.
“Nuk dua të paragjykoj festën e “patriotëve jugor”. Ata kanë të drejtë të festojnë ku të duan, por nuk kuptoj pse një fshat minoritar ishte e destinuar të terrorizohet pa shkak”, thotë Eleni, ndërsa shton se ngjarja ndodhi në orët ekstreme të mbrëmjes së ditës së mërkurë.
Më tej, Eleni, shpjegon zanafillën e incidentit, që, për të ishte një incident që mund të ishte shmangur fare lehtësisht nga policia lokale.
“Personalisht nuk e kuptoj pse ekzistojnë dy postblloqe policie në hyrje dhe në dalje të fshatit Lazarat”, pyet Eleni dhe sakaq saktëson se fshati Dervician ndodhet shumë pranë rrugës kombëtare Gjirokastër-Kakavijë.
Rreth 70 automjete, vijon Eleni, u nisën nga qendra e lagjes “18 shtatori” në drejtim të fshatit Dervician.
“Të rinjtë, disa edhe të “ngrohur” nga alkooli, bërtisnin dhe ulërinin gjatë marshimit të tyre drejt Dervicianit. U deshën 10 minuta për të mbërritur në qendër të fshatit minoritar. Ata hidhnin parulla kundër Serbisë dhe Greqisë, duke terrorizuar banorët”, thotë Eleni.
“Më habit fakti se si policia qëndroi larg dhe nuk ndërhyri për të parandaluar incidentin”, vazhdon ajo. “Policia nuk ishte në gjendje të garantonte as jetën e dy gazetarëve”, shton Eleni.
E. R., babai i dy fëmijëve, nga Gjirokastra, ishte më fatkeqësi në këtë incident. Gabimi i vetëm i tij ishte se u ndodh në vendin dhe kohën e gabuar.
“Atë të mërkurë po darkoja me familjen time. Automjeti ishte i parkuar në qendër të fshatit. Nuk e kisha menduar kurrë që pasuria ime do të shkatërrohesh brenda disa minutash me emër të patriotizmit”, thotë E. R.
Sipas tij, të rinjtë ishin të pakontrollueshëm me veprimet e tyre, madje disa prej tyre tejkaluan “vijën e kuqe”.
“Çdo njeri ka të drejtë të festojë sipas mënyrës së tij, por kur liria ime cenohet, atëherë kemi të bëjmë me një veprim të paligjshëm, gjë që policia duhet të kishte ndërhyrë dhe jo të qëndronte si spektatorë 300 metra larg vendngjarjes”, shprehet E. R., ndërsa nënvizon se automjeti i tij u bë copë-copë nga goditjet pafund të “patriotëve”.
E. R., specifikon se terrori mbi banorët minoritarë zgjati afro 45 minuta dhe pas lanë shtatë dyqane të thyera, ndërsa dy njerëz u lënduan.
Alqi Puli, zëvendësministri i Jashtëm shqiptar, i ndodhur rastësisht në Dervician, fshati i tij i vendlindjes, thotë se i vjen keq që u bë prezent në një tubim i terrorizuar.
“Dëmi që u bë vendit është dhjetë herë më i madh nga dëmi politik. Po rrëshqasim, duke u “vetëkënaqur” në kurthin e atyre që e duan këtë vend “kosh plehrash” dhe “vrimë të zezë” të Evropës”, deklaron Puli, i cili në atë mbrëmje terrori, ai me mezi ka kontrolluar të rinjtë e këtij fshati, që situata të mos degradonte më tej.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s