STUDENTËT GJIROKASTRITË PROTESTOJNË PËR T’U ARSIMUAR

STUDENTET E GJIROKASTRES PROTESTOJNE-29 TETOR 2014Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Qindra studentë në Universitetit të Gjirokastrës kanë protestuar sot përpara rektoratit për dyfishimin e tarifave, si dhe për kufirin mesatar të masterit.
Neljan Decka, një nga dyqind studentët protestues, thotë se kufiri mesatar i masterit është një “thikë pas shpine” për studentët, pasi, sipas tij, Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) nuk ka drejtë të ndryshojë rregullat e lojës në fund të ndeshjes.
“Sipas udhëzimit të MAS, studentët që duan të studiojnë në ciklin e dytë të arsimit universitar (Master), duhet të kenë mesataren shtatë, duke llogaritur edhe notën mesatare të shkollës së mesme, gjë që është e papranueshme”, thotë Deçka.
HELJAN DECKA-STUDENT-GJIROKASTER-29 TETOR 2014Sipas tij, tre vite më parë, ku ai ka nisur studimet e larta, ky kriter nuk ka ekzistuar, por sivjet gjërat kanë ndryshuar si me “laps magjik”.
“Ne nuk jemi tri vjeçar të gënjehemi me çokollat. Ky unë kam nisur ciklin e parë universitar (bachelor) ishin të tjera kritere, ndërsa mesatarja e shkollës së mesme nuk ka ekzistuar”, shprehet Deçka.
Një tjetër shqetësim për studentin protestues të degës histori-gjeografi, është dyfishimi i tarifave të masterit.
“Të ardhurat mesatare të familjes sime janë 400 dollarë, ndërsa tarifa e masterit është 924 dollarë. Nuk besoj se familja ime është në gjendje të paguaj me një dorë këtë shumë”, thekson Deçka.
“Vitet e kaluara kjo tarifë paguhej me tre këste”, shton ai.
Këtë shqetësim shfaq edhe studentja e degës së ekonomikut, Eljana B., nga qyteti i Përmetit.
Ajo thotë se kriteret dhe tarifat e këtij viti akademik i ka gjetur të papërgatitur studentët e Universitetit të Gjirokastrës.
“Unë nuk dua ta paragjykoj MAS, por studentët nuk mund të penalizohen për shkakun e vetëm se kërkojnë të arsimohen”, thotë Eljana.
Për të, dyfishimi i tarifave, ndryshimi i kritereve në minutat e fundit, si dhe ulja e kuotave të masterit janë një ogur i zi për të gjeneratën e re.
“Familja ime po sakrifikon buxhetin e saj të varfër financiar, që vajza e tyre të arsimohet, ndërsa MAS kërkon të “krihet” me fatin tim”, thekson Eljana.
“Protestat nuk do të ndalen deri në zgjidhjen e problemit tonë. Ne kërkojmë thjeshtë të arsimohemi”, thotë Eljana me vendosmëri.
Më tej, studentja protestuese nënvizon se e drejta e arsimimit është universal, ndërsa institucionet janë rregullatorë, jo shkatërrues të sistemit.
“Të mbyllës 13 universitete private, njëherazi të ulësh në minimum kuotat e masterit në universitetet shtetërore, unë i them kapësh veshin mbrapsht”, nënvizon Eljana, ndërsa shton se kjo histori duhej të marrë fund.
“Jemi në vitin 2014. Është skandaloze të ulësh kuotat e masterit dhe të dyfishosh tafirat, ku në fakt ky vend ka nevojë për njerëz të kualifikuar”, specifikon Eljana.
Lidhur me këtë problem,
Lidhur me shqetësimin e studentëve, Universiteti “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, si dhe rektorati i këtij institucionit, nuk pranuan të intervistoheshin për këtë artikull.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s