ATDHEU FILLON NGA FAMILJA, JO NGA BIZNESI, O TELOOO!

????????????Nga Telnis Skuqi
Kurrë mos debato me budallenjtë, ata të tërheqin në nivelin e tyre, pastaj të mundin me përvojën e tyre, thotë Mark Twain, një aventurier dhe intelektual dinak në romanin klasikë “Aventurat e Tom Sawyer” (The Adventures of Tom Sawyer and Adventures of Huckleberry Finn).
Në fakt, Mark Twain ka të drejtë, pasi në këtë planet blu ku unë jetoj, jam i destinuar të bashkëjetoj me lloj-lloj budallenjsh.
Personalisht nuk kisha ndërmend të debatoj me një budalla idiot. I urrej për shkak të injorancës, por ku për herë të dytë atakon familjen time, atëherë gjërat marrin kuptim tjetër.
Dy ditë më parë, publikova në blogun tim një koment më titullin “Urdhëro ujkun, zoti Rama, mos më trego gjurmët”.
Në këtë koment gjysmë investigativ denoncova hapur një abuzim me hajdutët e energjisë elektrike në qytetin e Gjirokastrës, pasi siç ka deklaruar vet kryeministri i vendit tim, Edi Rama: “Hajdutët e energjisë nuk janë të varfrit, por të pasurit”.
Por më pas çfarë ndodhi?!
Administratori i ALPO TV, Aristotel Petro, reagoi si person i prekur në investigimin tim, është e drejta e tij.
Pavarësisht recitimit amatoresk, Petro vijoi sulmin ndaj familjes sime përmes Facebook-ut. E quajti nënën e dy fëmijëve të mi “të përdalë”.
Ky fjalor gangsterësh nuk i shkon përshtat një administratori të një televizori, i cili në vitin 2005 ishte edhe kandidat për deputet.
Me këtë fjalor të pistë, Petro kujtoj se do të më tërhiqte në nivelin e tij primitiv.
Personalisht e respektoj familjen e Aristotel Petros dhe kurrë nuk do të ndërmarrë një fushatë denigruese për jetën e tij private, pavarësisht se në jug të vendit përflitet sa lart e poshtë për jetën e tij të papërgjegjshme. Ky është problemi i tij, jo i imi.
Për herë të dytë në jetën time, ky njeri gabuar me nënën e dy vajzave të mia të mitura.
Gabimi i parë ishte 20 nëntori 2013. Fëmijët e mi, atëherë 2 e 4 vjeçe dhe bashkëshortja qanin të lebetitura ku shikonin se si kryefamiljari i tyre boksonte me agresorin Petro.
Ky i fundit më zuri prit përpara kopshtit të fëmijëve, rreth 50 metra larg televizorit të tij privat.
Gabimi i dytë u regjistruar sot (2 tetor 2014).
Në statusin tim, një komentues me emrin “GreenPoint Albania”, që administrohet nga Aristotel Petro shkruan (në ligjeratë të drejtë): “ja dhe nje ”fans” i yti o telno me jep te fala per ty e me thote te te kujtoj se… te lutem mund ti kujtosh ketij do*icit se ka mare dhe shume ushtarake ne qafe me ato shkrime qe ka bere me ato endrat qe ka pare naten kur ai fline dhe gruaja i rinte me shoket ne shkallet e pallatit…Te lutem kujtoji se kur te vije PD ne pushtet perseri do*ic do te jete! Te lutem kujtoji se si i mashtronte shoket ne jetimore dhe hante dru perdite…! faleminderit!”.
Sinqerisht ndihem i qetë, pasi unë e njoh mirë familjen time.
Ajo që më shqetëson mua është se ku e gjen këtë guxim ky palaco primitiv të bëj një koment të tillë jashtë çdo imagjinate njerëzore.
Ime shoqe ishte bërë tym. Unë e kuptoj botën e saj, në fund të fundit është grua dhe nënë. Eriola, bashkëshortja ime, ka ëndërruar të ketë një familje të qetë dhe të jetoj me djersën e ballit, por befas del një “dobic” me nënë e babë gjallë dhe e etiketon gruan e botës “të përdalë”, majde në statusin tim personal.
Disa bashkëpunëtorë të mi ishin gati t’i skanonin me fakte bëmat e tij. Nuk i lejova, pasi nuk e kam në natyrë të merrem me familjen e kundërshtarit.
Aristoteli ka dy femra në shtëpi. Ai jeton me bashkëshorten dhe kanë sjellë në jetë një vajzë.
Personalisht nuk do të ndihesha mirë, n.q.s. unë do përdorja të njëjtin fjalor si ai. Në fund të fundit konflikti parimor është midis meje dhe Petros, jo midis dy familjeve tona.
E kuptoj që shkrimi im gjysmë investigativ, që u publikua dy ditë më parë, e ka bërë për “ujë të ftohtë” Petron, por kjo nuk i jep të drejtën atij të denigroj familjen time, pasi liria e tij përfundon ku cenon lirinë e tjetrit.
Unë nuk i kam asnjë borxh këtij “dordoleci” të më fyej integritetin dhe reputacionin e familjes sime, për shkak se guxoj të respektoj profesionin tim.
Misioni i gazetarit është të respektoj burimet dhe faktet, gjë që besoj se i kam respektuar.
Nuk është faji im që administratori i Alpo TV, Aristotel Petro i turret sahatit si lugat për të vjedhur si biznesmen energjinë elektrike.
Kjo tregohet fare qartë në reagimin e tij vurgar dhe të papërgjegjshëm.
Ai ka humbur kontrollin dhe argumentin ndryshe, pasi faktet flasin hapur kundra tij.
Nëqoftëse hajduti Petro pretendon se unë i kam cenuar imazhin e biznesit të tij, fare mirë ky person mund t’i drejtohet sistemit të drejtësisë dhe të kërkoj dëmshpërblim, por nuk ka kurajo, sepse ka frikë nga e vërteta.

Aristoteli është treguar “trim” në Facebook. Fshihet si mjeran dhe si djalë mami me emra vajzurinash. Nuk guxon të dalë me fytyrën dhe zë, pasi shfaq budallallëkun e vet, por një fjalë dua t’i them këtij burracakut: “Atdheu fillon nga familja, jo nga biznesi, o Telooo…!”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s