DY DUBLIMET MË TË KËQIJA TË LUIZA XHUVANIT

XhuvaniNga Telnis Skuqi
Kurrë nuk e kisha ëndërruar në jetën time, që një aktore e famshme shqiptare, me plotë shije e “gusto”, si Luiza Xhuvani, të realizonte dy dublimet më të këqija të jetës së saj.
Dublimi i parë, u realizua në qershor të këtij viti, një javë pas aksionit të Policisë së Shtetit në Lazarat.
Ishte ditë e enjte.
Luiza në mënyrën më të shëmtuar realizoj dublimin më të keq të jetës së saj.
Takimi përpara Kuvendit të Shqipërisë ishte mesazhi më i keq për Konstandinin.
Mesazhi i nënës për të birin ishte i qartë: “Të keqen mami mos e mërzit. Sa të jem unë deputete nuk të prekë njeri. Ti bëj çfarë të duash!”.
Dublimi i dytë u realizua mbrëmjen e ditës së martë (4 nëntor 2014).
Në podiumi i institucionit të kryeministrisë, një nënë realist e traumatizuar, e veshur kokë e këmbë me të zeza, u nxit për herë të fundit në “skenë” si politikane.
Personalisht nuk e kuptova pse kjo nënë fatkeqe, në ditën më të keqe të jetës së saj, ishte e detyruar të shkonte në Kryeministri dhe të jepte dorëheqjen si deputete.
Në fakt, ajo është deputete e Partisë Socialiste të Sarandës, jo deputete e kryeministrisë.
“Ç’të bën fëmija, s’ta bën as Perëndia!”, por ndihem i ofenduar ku shikoj që një nënë e dy fëmijëve, e poshtëruar nga i biri 26 vjeçar, të mbyll karrierën e saj politike në mënyrën më të shëmtuar.
Dy dublimet e lartpërmendura e bëjnë atë fajtore, jo fajtore në vrasje e katërfishtë, por fajtore se ajo dështoj si nënë dhe si politikane, pasi me veprime dhe mosveprimet e saj, ajo “investoj” për këtë ditë të shëmtuar.
Personalisht e respektojë Luiza Xhuvanin si aktore. Të dy jemi rritur në një qytet të mrekullueshëm bregdetar, siç është Saranda.
Luiza u takofshim sa më shpejtë në skenë!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s