OPINION / RAMA, NJË SHANS I HUMBUR NË SERBI

RAMA-VUCIC-11 NENTOR 2014Nga Telnis Skuqi
Një socialist i thekur, miku im, sot më pyeti se çfarë note i jepja kryeministrit Rama për vizitën e tij dyditore në Serbi.
Sinqerisht e prisja këtë pyetje.
Në fillim heshta, jo se nuk doja t’i ktheja përgjigje, por isha i sigurt që sërisht do të më pyeste.
– Katër me hatër, – i thashë mikut.
– Pse, më pyeti ai.
– Kush fitoj në këtë vizitë historike, – shtova unë, – Rama, Vuçiç, Shqipëria apo Serbia.
Në fakt, militanti socialist ngeci, nuk dinte të argumentonte “pse”-në, pasi ai ishte i verbuar nga propaganda e mediave shqiptare.
Vizita e Ramës në Serbi ishte një shans i humbur për shqiptarët, por një “bingo” për të në aspektin personal.
Çdo njeri që nis një udhëtim nga pika “A” në pikën “B” ka një objektiv të qartë.
Personalisht nuk e kuptova qëllimin e vizitës së kryeministrit të shqiptarëve.
Shumë media shqiptare të kontrolluara prej tij, i bënë jehonë deklaratës së tij, gjatë konferencës së shtypit që u zhvillua në pallatin “Serbija” në Beograd.
Me deklaratën e tij krejtësisht diletante, Rama u përpoq të shfaqej si lider i madh, por harroj që ai përfaqësonte një vend të vogël.
Etja për t’u dukur sa më madhështor përpara shqiptarëve nuk u prit mirë nga kancelaritë evropiane, sidomos nga media ndërkombëtare që e cilësuan veprimin e Ramës “një shancë të humbur për Ballkanin”.
Këmbëngulja e kancerales gjermane, Angle Merkel, që dy liderët fqinjë të ballkanit, që prej një shekujsh janë në armiqësi me njëri-tjetrin, të takoheshin patjetër në javën e dytë të muaj nëntor, nuk kishte si qëllim të poshtëronte Shqipërinë apo Serbinë, përkundrazi objekti i ndërkombëtareve ishte që Ballkani të hyjnë në Bashkimin Evropian së bashku, me projekte të përbashkëta.
Në fakt, Rama nuk e mbajti premtimin e Merkelit, ashtu siç nuk ka mbajtur premtimet e 23 qershorit 2013.
Shumë vite më parë, ish ambasadori i OSBE, Osmo Liponen, gjatë një vizite në qytetin e Gjirokastrës, u pyet nga një gazetar i minoritetit se çfarë mendon ai për të drejtat e pakicave kombëtare në Shqipëri.
Liponen, një mesho burrë nga Finlanda, si dhe një diplomat karriere, hoqi “kostumin” e zyrtarit dhe i tregoj një histori shumë të bukur gazetarit minoritar.
“I dashur gazetar! Finlanda përbëhet nga 6 komunitete të ndryshme, por askush nuk thotë se përfaqësoj këtë kombësi, por shprehen se janë finlandez, sepse ata i bashkon ekonomia dhe prosperiteti”, tha Liponen nga qyteti i Gjirokastrës në vitin 2003.
Një gjë e tillë nuk ndodhi në takimin e nivelit të lartë midis Shqipërisë dhe Serbisë.
Kryeministri i vendit tim, Edi Rama, nuk shkoj atje për të dhënë mesazh paqeje, por u mundua ta bëj për vete këtë vizitë dy ditore në Serbi.
Serbët kanë të drejtë të revoltohen, ku dëgjojnë “cicërimat” e një kryeministri të papërgjegjshëm, i cili në vend sheshonte dasitë midis dy kombeve, i hodhi benzinë zjarrit.
Bashkimit Evropian nuk dëshiron një Shqipëri apo Serbi të Madhe. Ata janë të interesuar për një Ballkan të Madh, ku të gjitha kombet e këtij gadishulli të përfaqësohen një zëri, jo secili për hesap të vet.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s