PAÇIM FATIN E ARISTOTELIT (PETRO)!

ARISTOTEL PETRO-GODINA E PALIGJSHMENga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Prej tetë vitesh, Arjani G., banorë i lagjes “18 shtatori”, pothuajse troket një herë në javë në zyrën rajonale të ALUIZNI (Agjencisë së Legalizimit dhe Integrimit të Zonave, Ndërtime Informale) dhe pret të bekoj objektin e tij të paligjshëm. “Dua të legalizoj objektin që e kam vetdeklauar qysh në vitin 2007, por procedurat burokratike nuk më lejojnë të hipotekoj godinë njëkatëshe”, shprehet Arjani, babai i dy fëmijëve.
Këtë fat nuk e gëzon administratori i televizionit Alpo, Aristotel Petro, i cili pasi e vetdeklaron objektin e tij paligjshëm 4-katësh në zyrën e ALUIZNI-t, 3 mbi tokë dhe 1 nën tokë, më 20 tetor 2006, befas i pjellë kokoshi.

VETDEKLARIMI

VETDEKLARIMI I ARISTOTEL PETROS PËR LEGALIZIMIN E OBJEKTIN 4-KATËSH

Në mënyrë të çuditshme, pronari i objektit të paligjshëm, Petro, heq dorë nga vetdeklarimi, pasi për të ka menduar Bashkia e Gjirokastrës, duke i dhënë një leje ndërtimi në vitin 2010, gjë që Arjani nuk e gëzon këtë status.
“Çfarë thua o vëlla”, pyet i habitur Arjani.
“Teloja ka tejkaluar ylberin”, shton ai.
Arjani kërkon me insistim t’i jap një “recetë” se si ta “bekoj”, edhe ai objektin e tij.
“Si është e mundur që bashkia përdor dy standarde për taksapaguesit e vet”, nënvizon Arjani dhe sakaq një lumë fjalësh ofenduese ndaj pushtetit vendorë.
Në fakt, Arjani ka të drejtë, por e drejta e tij ka marrë fund ku ai nuk gëzon statusin e pronarit të një televizioni, siç është rasti i Aristotel Petros.
Ndryshe nga Aristoteli, Arjani nuk është biznesmen që kapet me “presh në dorë” me dy lidhje të paligjshme të energjisë elektrike apo grabit truallin e një gjirokastriti autokton.

LEJE NDERTIMI

LEJE NDERTIMI E DHËNË ME 24-12-2010

“Unë në truallin tim nuk legalizoj dot objektin. Aristoteli në truallin e tjetrit merr leje ndërtimi jashtë çdo kriteri nga Bashkia e Gjirokastrës. Skandaloze!”, shprehet Arjani.
Rasti i Aristotel Petros është mënyra më e shëmtuar se si pushteti vendor del mbi institucionet e specializuara.
Në vitin 1993, babai i Aristotelit, Mërtir Petro, i njihet e drejta nga sistemi i drejtësisë të gëzoj një shtëpi banimi në lagjen “Varosh”, si dhe 933 metra katrorë, pavarësisht se në kohën e sistemit komunistë familja e tij u kompensua kokërr më kokërr nga regjimi i atëhershëm.
Trualli për të cilën pretendonte babai i Aristotelit ndodhet pranë Arkivit dhe Kinoteatrit të qytetit të Gjirokastrës.
I biri i Mërtirit, Aristoteli, i përkëdhelur nga fati, iu turrë truallit të pronarit Petrit Mëhilli.

Në vitin 2006, administratori i Alpo-s, ndërton një tjetër objekt kokë e këmbë të paligjshëm.
Pavarësisht se Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër (Hipoteka), më 8 shkurt 2009, lëshon një urdhër kufizimi dhe bllokon regjistrimin e objektit, Petro në bashkëpunim me pushtetin vendor, në 24 dhjetor 2010, siguron jashtë çdo kriteri një leje ndërtimi, ku në fakt objekti ishte ngritur qysh në vitin 2006 në këmbë.
Leja e ndërtimi ishte një “bombë” për pronarët e ligjshëm të objektit.
“Të sigurosh një leje ndërtimi, në një kohë ku vet i zoti e ka vetdeklaruar objekt të paligjshëm, kësaj i them të bësh gol në çdo një minutë”, shprehet I. Mëhilli, një nga bashkëpronarët e truallit të grabitur.

URDHER KUFIZIMI

URDHER KUFIZIMI I HIPOTEKËS (08-02-2009)

Historia e “suksesit” të Aristotelit nuk kanë të sosur, siç nuk ka të mbaruar edhe bëmat e tij.
Në korrik të vitin 2012, sërish Bashkia Gjirokastrës e bënë “me krahë”, duke i dhënë leje e përdorimit të objektit dhe, po atë ditë ka nisur tek zyra e Hipotikës dokumentacionin për ta regjistruar objektin e “ligjshëm”.
“Nuk e kuptoj dashurinë e kryebashkiakut me Aristotelin. Shumë qytetarë përpiqen prej vitesh të zhvillojnë pronën e tyre, ndërsa administratori i televizionit Alpo siguron dokumentat brenda ditës”, thekson Mëhilli.
“Paçim fatin e Aristotelit”, përfundon ai.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s