VDEKJA E 15 VJEÇARES / MJEKU GREK: “AUTOPSIA NË SARANDË ËSHTË BËRË SHKEL E SHKO”

AUTOPSIANga Telnis Skuqi
JANINË (Greqi) – “Është ende herët të jap zyrtarisht shkakun e vdekjes së 15 vjeçaresh nga Sarandës, e cila humbi jetën në mënyrë misterioze, pasi ekspertiza mjeko ligjor është bërë shkel e shko nga policia lokale”, ka deklaruar sot Theodhoros Vujiuklaqis, profesor i mjekësisë në Universitetin e Janinës (Greqi).
Sipas tij, metodat që janë përdorur në trupin e pajetë të vajzës, Kristina Anagnosti, janë të fillimshekullit të 19-të.
“Vetëm autopsi nuk mund quhet”, thekson Vujiuklaqis, si një nga ekspertët më të mirë të Greqi.
Nuk mund të konfirmoj, vijon Vujiuklaqis, shkakun e vdekjes pa kryer më parë analizat të plotë dhe të hollësishme.
“Duhen të paktën dy javë, pasi në trupin e vajzës nuk ekziston pjesë të organeve që mund te tregonin se çfarë ka ndodhur. Autopsia është bërë primitisht”, deklaroi Vujiuklaqis.
“Duhet studimet për të saktësuar shkakun e vdekjes”, nënvizon ai, ndërsa pohon se në trupin e vajzës nuk ka pasur shenja dhune.
“Dyshoj se hemoragjia e brendshme mund të jetë shkaktuar nga denisti, pasi gjatë seancës mund të jetë përdorur një substancë dentare e ndaluar”, mendon Vujiuklaqis
Sipas profesorit të mjekësisë-ligjore, dentisti nuk duhet të kishte kryer asnjë seancë dentare pa marrë më parë historinë mjekësore të 15-vjecares, pasi dyshohet se substanca që është përdorur me përzierje anestezise, ka rritur presionin e gjakut, gjë që ka shkaktuar hemoragji të brendshme.
Kristina Anagnosti, 15 vjeçe, e cila jetonte me nënën dhe dy vëllezërit e saj në Janinë, gjeti në shtunë e kaluar vdekjen e parakohshme në Sarandë, pasi u vizitua tek dentisti.
Gjatë rrugës për në Greqi, ajo ka humbur vetëdijen në taksi dhe arriti e pajetë në spitalin e Sarandës.
Autoritetet shqiptare thonë se vdekja e saj u shkaktua nga një hemoragji e brendshme.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s