GJIROKASTËR / DIGJET BANESA E LINDJES SË DISIDENTES MUSINE KOKALARI

BANESA E KOKALARIT

BANESA E KOKALARIT

Nga Telnis Skuqi
Mungesa e sistemit të hidranteve në Gjirokastër ka shkaktuar një tjetër dëm të paripariueshme në arkitekturën e qytetit të gurtë.
Banesa 3-katërshe e disidentes, Musine Kokalarit, e kategorisë së dytë, e ndodhur në pjesën e sipërme në zonës muzeale, u përfshi mbrëmjen e djeshme nga flakët e zjarrit, gjë që shkaktoj djegien e plotë të godinës karakteristike.
Fatkeqësisht, pesë pjesëtarët e një familjeje kanë ngelur pa çati, ndërsa shërbimi zjarrëfikës po punon për të shuar plotësisht vatrën e zjarrit.
“Aktualisht banesa është e pabanueshme”, shprehet policia lokale.
“Mendohet se shkaku i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike”, shton policia.
Banesa e Kokalarit kishte një profil të veçantë të ndërtimeve tradicionale me gur dhe dru.
Në këtë shtëpi kaloi fëmijërinë dhe rininë e hershme disidentja, Musine Kokalari.
Vitet e fundi pasardhësit e familjes Kokalari të mbështetur me fonde edhe nga Bashkimi Europian kishin nisur restaurimin e shtëpisë për ta kthyer atë në një muze të disidencës antikomuniste.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s