PSE RAMA DHE NIKOLLA NDIHET KEQ ME MËSUESET E LUSHNJËS?!

Lindita-NikollaNga Telnis Skuqi
Skandali që ka shpërthyer këto ditë në Drejtorinë Arsimore të Lushnjës dhe që vazhdon të thellohet më tej, ashtu siç thotë vetë kryeministri i shqiptarëve, Edi Rama, është “vetëm maja e ajsbergut”.
Ende pa kaluar 12 muaj e ca ditë nga qeverisja e tij, Rama sërisht po përballet me skandalet e njëpasnjeshme.
Tre ditë më parë, Rama i “zënë mat” nga skandali i radhës, mblodhi me shpejtësi drejtuesit e lartë të arsimit parauniversitar dhe nga floktorja e konferencës e argumentoj këtë ngjarje si “një rast aksidental”.
Nga hetimet paraprake rezulton se ish-drejtoresha e arsimit në rrethin e Lushnjës, Luiza Tabaku, nuk ka dhënë asnjë orë mësim si mësuese, por më tronditëse është fakti se kush e vendosi këtë mostër në krye të arsimit.
Me shumë siklet, kryeministri Rama u mundua ta anashkaloj këtë skandal, por nuk e kritikoj për asnjë arsye Lindita Nikollën, Ministren e Arsimit dhe e Sporteve, si firmëtare që vendosi në krye të arsimit të Lushnjës një mostër.
Në fakt, as Rama dhe as Nikolla nuk kërkuan ndjesë mësuesve të Lushnjës, si dhe komunitetit të prindërve.
Sikur të mos mjaftonte me kaq, Rama dhe Nikolla qëllimisht u bënë bashkëpunëtorë të Luiza Tabakut, pasi që të dy e kanë të trashëguar qysh në kohën e baballarëve të tyre.
Parullat se Ramës se “Qeveria ime do t’i denoncoj këto skandale” nuk kanë vlerë për personat që janë dëmtuar nga kjo histori, pasi një pjesë e këtyre mësuesve kanë votuar për programin e rilindjes më 23 qershor 2013, por befas u detyruan të sheshin trupin e tyre në këmbim të vendit të punës.
Në një sistem demokratik, minimumi Nikolla duhet të kishte dhënë minimalistë dorëheqjen si Ministre e Arsimit dhe e Sporteve për firmën që hodhi dhe të ikte në shtëpi, ndërsa fjala “Më fal!” do të ishte shumë për Edi Ramën, i cili nuk ishte në gjendje të mbronte vajzat e reja të arsimuara, të cilat nga mësuese përfunduan në motele e Lushnjës për të kënaqur Luiza Tabakun dhe bashkëpunëtorëve e saj politikë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s