DULE SULMON RAMËN: REFORMAT E QEVERISË “SHKEL E SHKO”

VANGJEL DULE-30 NENTOR 2014Nga Telnis Skuqi
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, pjesë e koalicionit qeverisës dhe nënkryetar i Parlamentit, ka hedhur akuza të forta ndaj Qeverisë “Rama”, duke i cilësuar reformat e qeverisë “shkel e shko”.
Dule ka i kërkuar kryeministrit të heqë dorë nga kauzat e kompromentuara nga klientelizmi dhe reformat e fragmentarizuara.
“Edhe vetë shumica parlamentare, është ende duke shpresuar se ekzekutivido të dalë nga rrethi i ngushtë dhe shpesh herë vicioz i reformave të fragmentarizuara, që nuk kanë fillim, mes dhe fund apo i kauzave në moral të humbur për shkak të klientelizmit dhe do të hyjë në rrugën e implementimit të atyre aspekteve reformuese të domosdoshme për të sjellë një realitet krej të ndryshëm”, ka deklaruar Dule nga qyteti i Gjirokastrës.
Kreu i PBDNJ-së ka shigjetuar edhe reformën administrative territoriale, si një nismë që prek të drejtat e minoriteteve në Shqipëri.
“Qeveria me atë reformë, por edhe më një sërë veprimesh të tjera të rëndësisë, jo të nivelit të Reformës Administrative dëshmon mungesë vullneti dhe ka shënuar hapa mbrapa në respektimin e të drejtave pjesëtarëve të minoriteteve etnike. Nuk është ky vizioni që na kishte bashkuar, veçanërisht me z. Rama gjatë viteve të opozitës. E kundërta! Na kishte bashkuar vizioni për shtetin e së drejtës, respektimin e të drejtave të çdo qytetari në përgjithësi. Në veçanti, respektimi i të drejtave të pjesëtarëve të minoriteteve”, theksoi Dule.
Këto deklarata, kreu i PBDNJ-së i bëri pas konferencës zgjedhore të degës së OMONIA-s në Gjirokastër, ku pas procesit të votimit kryetar lokal i kësaj organizate u zgjodh Kristostom Kamberi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s