KOMENT / FATKEQËSISHT FITOJ CANE DHE KOKËDHIMA, DREJTËSIA NË DREJTIM TË PADITUR

photoNga Telnis Skuqi
Vetëm në Shqipëri mund të ndodhi që një mesho burrë, rreth të 62-tave të kërkoj një 14-vjeçare për seks dhe drejtësia ta dënoj ish sekretarin e zyrës së deputetit socialist, Koço Kokëdhima, me dy vite heqje lirie.
Vendimi i Gjykatës së Sarandës ishte i drejtë, por vlerësimin për veprën penale ishte zhgënjyese, pasi ishte vet Agron Cane njeriu që kërkoj gjykim të shkurtuar, duke pranuar në mënyrë të drejtpërdrejtë skandalin e 15 gushtit të këtij viti, që fatkeqësisht tronditi gjithë opinionin publik.
Ngjarja e Sarandës në vetvete nuk ishte një “aksident” i një individi, por është një sistem i ndërtuar me emër të pushtetit, qysh pas 23 qershorit 2013.
Nëna e katër fëmijëve të mitur, prej të cilëve dy vajza dhe një djalë jetojnë aktualisht në Shtëpinë e Fëmijës Sarandë, e përjetoj keq vendimit, megjithatë ajo fitoj të drejtën e saj të quhet “gruaja e vitit”.
Në një bisedë me të, E. G., vazhdimisht kërkonte drejtësi, jo drejtësi për të, por për të gjithë gratë e këtij vendi.
“Unë betejën time e fitova, tani shoqëria duhet të fitoj luftën e saj”, më tha E. G.
Në fakt, E. G., ka të drejtë, pavarësisht se jeton në varfëri të plotë.
Në një ditë të bukur marsi të këtij viti, E. G., trokiti te dera e Agron Canes me shpresë për të gjetur punë për të ushqyer fëmijët e saj, të shkëlqyer në mësime, sidomos vajza 14-vjeçare, që ish sekretari i Koço Kokëdhimës që kërkonte ta poshtëronte vogëlushen.
E. G., e ndodhur përpara një çmendurie të tillë, çuditërisht nuk kërkoj ndihmën e Policisë së Shtetit, pasi qejfliu ishte mëkëmbësi i kryeministrit të jugut, njeriu që vendos mbi fatet e zgjedhësve dhe i trajton gratë vejushe si ahengje.
Nëna e katër fëmijëve të mitur trokiti pa frikë tek gazetarët investigativ, pasi ajo kishte besim të plotë se Agron Cane do të dilte jashtë qarkullimit përjetësisht, pavarësisht dënimit të drejtësisë.
Për E. G., dënimi do të ishte qesharake, më qesharak se vetë deputeti socialistë Koço Kokëdhima, i cili në ditën ku u publikua skandali distancohet 100 përqind nga akti i turpshëm i sekretarit të tij, ndërsa disa ditë më vonë gjen një biznesmen torollak nga bregdeti dhe denigron po 100 përqind figurën e gruas denoncuese në gazetën ku ai është administratori i saj.
Opinioni publik ka të drejtë të revoltohet me vendimin qesharak, pasi drejtësinë nuk e bënë drejtësia, por canët dhe koçot, të cilët kanë në dorë gurin dhe arrën.
Fatkeqësisht sot (dje) fitoj dyshja Agron Cane dhe Koço Kokëdhima, ndërsa drejtësia humbi në drejtim të paditur.
Mesazhi i Koço Kokëdhimës ishte i qartë për të gjithë ata që tentojnë të denoncojnë në media ahengjet e tij perverse.
Agron Cane kërkonte diçka që nuk i takonte, pavarësisht se ishte i vetdijshëm që po shkonte drejt gijotinës, pasi pas vetes kishte mikun e ngushtë të kryeministrit të shqiptareve, Edi Rama.
Iniciativa që ndërmorri ish sekretari i deputetit të majtë, Koço Kokëdhima, nuk ishte rastësi. Ai erdhi nga Greqia pas një emigrimi të gjatë, me pikësynim të kapte kolltukun e kryebashkiakut të Sarandës.
Në videon e publikuar në media, më 15 gusht 2014, del qartë se nëqoftëse nëna e katër fëmijëve hap gojën i pritet koka.
Një kërcënim kaq i hapur dhe i prerë nuk e bëri as Konstandini, por vet mëkëmbësi i Koços.
E. G. duhet të ndihet krenare për aktin që bëri, pasi ajo i dha një leksion Kokëdhimës. Milionat e Koçës për imazhin e tij u shumëzuan me zero, ku bëhet fjalë për nderin e familjes.
“Atdheu fillon nga familja”, thotë shkurt E. G., pasi mësoj vendimin e gjyqësorit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s