INVESTIGIM / LISAT E BUTRINTIT PËRFUNDOJNË DRU ZJARRI NË MURSI

 

LISAT E BUTRINTIT GATI PER DRU ZJARRI

LISAT E BUTRINTIT GATI PER DRU ZJARRI

Nga Telnis Skuqi
BUTRINTI – “Nuk i vihet sharra pyllit, sidomos Parkut Kombëtar të Butrintit”, thotë Ziso Kristopulli, ish-inspektor mjedisi prej shumë se 15 vitesh në sitin arkeologjik, tashmë në pension prej dy vitesh.
Në fakt, Kristopulli ka të drejtë, pasi, sipas tij Butrinti nuk preket dhe i vetëm institucion që ka të drejtë të marri një vendim të tillë është Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Kulturës.
“Parku Kombëtar i Butrinti është monument kulture i kategorisë së parë, madje për këtë objekt ekziston një ligj i veçantë”, shprehet Kristopulli.
Sipas tij, bukuria e Butrintit qëndron tek ekosistemi, pasi nga 82 km katrorë, 70 përqind e këtij parku është i pyllëzuar, ndërsa pjesa tjetër monument.

DRUVARET DUKE PRERE PEMET NE BUTRINT

DRUVARET DUKE PRERE PEMET NE BUTRINT

“Çfarë ndryshimi ka Akropulli i Athinës (Greqi) me Butrintin”, pyet Kristopulli dhe sakaq përgjigjen: “Është mjedisi që zbukuron këtë sit arkeologjik”.
Për të, ajo që po ndodh prej dy javësh në Parkun Kombëtar të Butrintit është një maskarallëk dhe dikush duhet të mbaj përgjegjësi.
“Të presësh pemën 20 metrosh dhe ta justifikosh si krasitje apo mirëmbajtje, për mua është çmenduri”, nënvizon Kristopulli, ndërsa shton pemët historikisht kurrë nuk kanë paraqitur rrezikshmëri për turistët vendas dhe të huaj.
“Të prekës parkut e Butrintit ka prekur Zotin”, vijon ai.

PO ME BUTRINTIN ÇFARË PATËN…

PUNONJESI I POLICISE PRIVATE DUKE U ANGAZHUAR NE PRERJEN E PEMEVE

PUNONJESI I POLICISE PRIVATE DUKE U ANGAZHUAR NE PRERJEN E PEMEVE

Punonjësi i policisë private, një mesho burrë, ka lënë vendin e punës dhe me mish e me shpirt ndihmon punëtorët të sistemoj stivën e drurëve, të cilët janë “punësuar” ilegalisht mbrapa kullës veneciane.
Pema shumëshekullore pranë kullës iu është ndërprerë jeta me një të rënë motosharre, ndërsa sëpatat pastrojnë trungjet.
“Parku mirëmbahet, krasitet, hapen shtigje etj. Ajo punë është e programuar. Nuk mund të quhet masakër”, justifikohet punonjësi i policisë private dhe sakaq një pemë “këputet si presh”.
Gjatë një investigimi dyditorë me gazetaren gjirokastrite të NEWS 24, Eri Muço, rezulton se të paktën 30 pemë në hyrje të parkut të Butrintit janë bërë gati të shiten për dru zjarri në Sarandë, Delvinë dhe Mursi.
Gjatë investigimit është provuar se rrezikshmëria e këtyre lisave të gjatë shumëshekullor është pothuajse zero për vizitorët.
Dhjetëra punëtorë në fshehtësi të plotë, prej dy javës, larg syrit të kureshtarëve punojnë gjithë ditën për të realizuar, sipas punonjësit të policisë private, normën, ndërsa një motosharrë “ulërit” ku nis punën për të shtrirë përtokë lisin.
Një burrë rreth të 50-ve qëndron në krye të punës, organizon gjithçka, menaxhon furgonat që hyjnë dhe dalin me shpejtësi nga porta kryesore e parkut dhe më pas drutë përfundojnë në sobat e banorëve të zonës.
“Një organizim i tillë është për të pasur zili”, shprehet një turist francez.
Në fakt turisti francez e ka kuptuar se diçka nuk po shkon me Butrintin.
“Doja të vizitoja parkun me qetësi, por nuk më lanë rehat motosharrat dhe sëpatat. Kudo punohet me nxitim, madje edhe në fundjavë”, shprehet francezi, profesor i historisë se mesjetës, rreth 60 vjeç.
Për francezin është e papranueshme që një park kombëtar, i njohur botërisht si sitë arkeologjik të trajtohet si një zonë lufte.
“Personalisht nuk i njoh ligjet e vendit tuaj, por nuk mund të pranoj që kjo bukuri të përfundoj në duart e personave të papërgjegjshme. Në Francë është e ndaluar prerja e pemës, sidomos në zonat e mbrojtura. Riciklimi është ripërtëritja më natyrore e pyllit, jo sëpata dhe motosharra”, shprehet profesori i historisë, i cili shfaq hapur dhimbjen që përjetoj këtë fundjavë në Butrint si vizitor.
Turisti francez tregon se prerja e pemëve po kryhet në tri zona të ndryshme, por i gjithë operacioni po zhvillohet pranë teatrit antik.
“Masakra më e madhe ka ndodhur në drejtim të kalasë, aty ku fare mirë gjurmët fshihen nga pyllëzimi. Më beso nuk e desha veten ku pashë me sytë e mi se si një lis i stërmadh pranë teatrit antik u këput papritur”, rrëfen turisti, ndërsa shton se “Nuk mund të bësh biznes fitimprurës me pemët e Parkut Kombëtar të Butrintit”.

GJERGJI MANO, DREJTORI I BUTRINTIT

GJERGJI MANO, DREJTORI I BUTRINTIT

Lidhur me këtë problem, drejtori i Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar të Butrintit, Gjergji Mano, thotë se si drejtor prej 4- muajsh ka ndërmarrë një plan masash me katër pika, njëri prej të cilëve është edhe rreziku i monumenteve nga bimësia.
“Deri tani janë eliminuar disa pemë, të cilat ishin etiketuar me shenjë të kuqe”, shprehet Mano përmes celularit, bashkëbisedim i cili u realizua ditën e mërkurë (17 dhjetor 2014), në orën 09:15 dhe që zgjati 6 minuta e 2 sekonda.
“Nuk doja që Butrinti të identifikohet për gjëra negative”, deklaron ai dhe sakaq me mirëkuptim mbyll celularin.

HISTORIKU I BUTRINTIT

PARKU KOMBETAR I BUTRINTIT

PARKU KOMBETAR I BUTRINTIT

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë të kripur dhe gjysmë të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit.
Në përbërjen e saj gjenden lloje të shumta drurësh me gjelbërim të përhershëm, si dafina, prralli, ilqe, fishekarthi, kullastra, mimoza, si dhe lloje gjetherënës.
Drurët që arrijnë lartësi deri 12 metra, kanë një diametër 60-80 cm dhe arrijnë moshë maksimale 200 vjeçare.
Butrinti u shpall për herë të parë monument kulture në vitin 1948.
Në vitin 1961 u cilësua Park Kombëtar.
Në vitin 1992 u vlerësua si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit, ndërsa në vitin 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s