KUSH JANË 6 “GLADIATORËT” SOCIALISTË PËR KRYEBASHKIAKUN E GJIROKASTRËS

GJIROKASTER

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Prej muajsh beteja ka nisur në heshtje, por askush nga gjashtë “luftëtarët” socialistë nuk e ka të sigurt fitoren për të zyrtarizuar kandidimin për postin e kryebashkiakut të Gjirokastrës, që pritet të finalizohet më 21 qershor të këtij viti.
Secili thotë se “kandidimin e kam të sigurt”, por lideri i selisë rozë, në qendër në Tiranë, vetëm njerin do kënaq, të tjerët janë të detyruar të respektojnë vendimin e tij, ose në rastin më të keq të kandidojnë si të pavarur.
Po kush janë gjashtë emrat që dëshirojnë të përballen me zgjedhësin?
I pari në listë, si gjithmonë, prej 11 vitesh është kryebashkiaku aktual, Flamur Bime, i cili tenton të “rrëmbejë” mandatin e katërt.
Faktikisht, Bime, është kryebashkiaku i rekordeve, ka fituar bindshëm tre mandate, si asnjëherë kryetar tjetër në historinë shumëshekullore të Gjirokastrës.
Me ndarjen e re territoriale, Flamur Bime kërkon të gdhendë përfundimisht emrin e tij. Në fund të fundit njeriu vjen në këtë botë për të lënë emër.
Avantazhe për të rikandiduar janë 50-50. Flamur Bime ka përvojë, por Edi Rama ka nevojë për ta rilindur qytetin dhe, sipas vizionit të “të marrit” rilindja nuk mund të bëhet me lopata të vjetra.
Emri i dytë që është përfolur lart e poshtë për postin e kryebashkiakut është Flamuri, jo Bime, por Golemi, një mjek dhe socialist fringo i ri.
Ndryshe nga Flamuri i Bashkisë, Golemi nuk ka përvojë administrative, madje as përvoje politike.
Emri i tretë quhet Lindita Rova, e vetmja femër që ka shprehur dëshirë për të kandiduar për postin e kryebashkiakut.
Rova prej vitesh ka punuar si pedagoge e ekonomikut, ndërsa prej një viti e ca është në krye të arsimit në qarkun e Gjirokastrës.
Avantazhe për të kandiduar janë 49-51 në disfavor të saj. Si ekonomiste Rova mund ta përmbysi rezultanin, por disavantazhi i saj është se është afruar me PS-në përpara 23 qershorit 2013, gjë që për socialistët gjirokastritë shikohen me shumë vëmendje.
Gentian Thomallari, është i katërti në listën e gjashtë kandidatëve që është përfolur kohët e fundit.
Thomallari, pavarësisht moshës, ka një përvojë të gjatë në fushën ekonomike. Disa muaj më parë ishte njëshi i tatim-taksave pranë pushtetit vendor, sot shef logjistike në një nga institucion të rëndësishëm të shtetit.
Avantazhe për të sfiduar kandidatët e tjerë janë 50-50. Thomallari bashkon interesat e komunitetit për shkak se është edhe mysliman edhe krishterë, administrator i shkëlqyer, strikt, si dhe njohësi strukturave partiake.
Florian Hysi, lideri aktual i socialistëve gjirokastritë, është i pesti, por jo i fundit në emrat e përfolur për të kandiduar për postin e kryebashkiakut.
Hysi është i diplomuar në degën e historisë dhe ekonomikut. Aktualisht është drejtori i hipotekës, por në Gjirokastër njihen si “Një dhëndër i mirë, por jo për bashkinë”.
Artan Gjoka, shkurt njihet Tani.
Tani beson se po të jesh biznesmen mund të bëhesh edhe kryebashkiak, pavarësisht se në administratën shtetërore ka nisur punë për herë të parë pas shtatorit të vitit 2013.
Tani mendon se me ndihmën e deputetëve mund të kapësh prej “zverku” një qytet si Gjirokastra. I vaftë mbarë!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s