NDAHET NGA JETA AKTORI I MADH, ARISTOTEL (TELI) STEFANI

TELI STEFATNI-SHFAQE TEATRORE-GJIROKASTER-26 SHTATOR 2011_

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare aktori i njohur gjirokastritë dhe shqiptarë, Aristotel Stefani, shkurt Teli.
Aktori ndërroj jetë pas tre sulmeve në zemër, në banesën e tij, në lagjen “18 shtatori” në qytetin e Gjirokastrës.
Aristotel Stefani, ka lindur në fillimin e viteve 30’ në fshatin Lliar të Zagorisë në Gjirokastër. Fillimet e Telit si aktor i gjejmë që në moshë të re, në vitin 1945, kur ai aktivizohet me Trupën e Grupit Amator të Klubit Artistik të Kuçovës,qytet në të cilin ai punonte si mekanik në sektorin e naftës.
Dëshira e tij për artin do të bëjë që ai pas disa vite pune si mekanik,të lërë punën në naftë dhe të marrë rrugën e aktrimit profesional.
Kështu ai është ndër të parët aktor të Estradës Profesioniste të Gjirokastrës e krijuar në vitin 1956. Në vitin 1966 emërohet Drejtor i Shtëpisë së Kulturës së Sarandës.
Për nëntë vjet ai do të punojë në këtë shtëpi kulture jo vetëm si Drejtor, por edhe si regjisor i saj.
Të shumtë janë dhe rolet e tij në Teatër. Këtu mund të përmendim rolin e Doktor Adhamudhit në komedinë “Pas vdekjes” e Çajupit, rolin e Profesor Selckës në dramën “Shqetësimet e Anës” etj.
Në kinematografi ka interpretuar në 14 role. Roli i tij i parë do të jetë roli i Abdurrahman Pinxhos në filmin “Njeriu me top” në vitin 1977, roli i Novruzit, rojes së Manastirit në filmin televiziv “Liri a vdekje” në vitin 1979, roli i njërit prej dasmorëve në filmin “Përrallë nga e kaluara”në vitin 1987. Në vitin 1998 Teli Stefani do të interpretojë edhe rolin e shërbëtorit, i cili do të jetë dhe roli i tij më i fundit, në filmin në filmin “Dasma e Sakos”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s