KU NIS DHE PËRFUNDON E DREJTA E MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME

ministri-i-brendshem-saimir-tahiri

Nga Telnis Skuqi
Që denoncimi im i dytë do të ishte lajmi i parë për Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk i vija në dyshim, por që dy fletushka të bardha, të format A4, të shkarravitura me të zezë dhe të firmosur prej meje në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës do të udhëtonin më shpejt se shpejtësia e dritës, nuk e kishte menduar kurrë.
Ende pa mbërritur në shtëpi, pasi 5 minuta më parë isha në polici, disa gazeta online kishin publikuar denoncimin tim.
Nuk u befasova fare, i njoh “vrimat” e gazetarisë, por të vetmin merak kisha se si është e mundur që një shtetas i beson institucionit dhe institucioni shet të dhënat e mia personale.
Skandaloze!
Një dokument zyrtar i firmosur në zyrat e Policisë së Shtetit publikohet pa pëlqimin tim, pavarësisht se denoncim im më përket vetëm mua dhe organit të specializuar.
Akti i turpshëm që ndërmori me shpejtësi Policia e Shtetit për të sfumuar deklaratën e opozitës nuk kishte si qëllim mbrojtjen e jetës sime, por të demaskonte një zyrtare të lartë të Partisë Demokratike, vetëm se ajo guxoj të publikoj dhunën që ushtrua ndaj meje.
Deklarata korrekte e sekretares për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë Demokratike, Grida Duma, vuri në lëvizje policinë e Gjirokastrës, pavarësisht përpjekjeve të mia për të denoncuar në kohë incidentin tim.
Në denoncimin e parë, policia lokale u tregua e mefshtë, e papërgjegjshme dhe nuk e cilësoj me seriozitet ankimimin tim.
Për dreq, atë ditë kam komunikuar personalisht me zëdhënësin e Policisë së Shtetit, miku im, si dhe me inspektorin e lagjes.
Të dy u interesuan për incidentin tim, madje inspektori i lagjes më priste me padurim pranë banesës sime.
Rreth orës 12:30, pasi deklaratës së opozitës dhe ish-liderit të kësaj force politike, një polici e tërë u vunë në kërkimin tim. Më gjetën në vrimë të miu, edhe pse dhuna ndaj meje ndodhi jo më larg se 50 metra nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.
Mendova se më në fund shteti u fut në binar. Ata kishin nevojë për denoncimin tim, jo për të ndaluar agresorin, por për t’u bërë agresiv ndaj opozitës.
Fakti tregoj se unë kisha të drejtë të mos i besoja Policisë së Shtetit.
Denoncimi im u përdor si “varkë shpëtimi” për Ministritë e Punëve të Brendshme, jo për të vepruar ligjërisht ndaj agresorit tim.
Të dhënat e mia personale, si atësia, datëlindja, vendlindja, vendbanimi, statusi im penal, si dhe numri i celularit, që më përkasin vetëm mua, u publikuan duke iu dhuruar falas publikut.
Jeta ime personale tashmë është shumëzuar me zero. Unë nuk kam më të drejtë të hap emalin, facebookun, blogun, e-banking etj., për të kryer veprimet e mia individuale, pasi piratët e internetit aktualisht janë bërë zot të këtyre shërbimeve dhe kjo fal kontributit të çmuar të Policisë së Shtetit.
Mungesa e profesionalizmit dhe shpejtësia për t’ia dorëzuar “tak-fak” denoncimin tim ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, tregon qartë se sa i sigurt është një taksapaguesi i këtij vendi.
Sinqerisht dua të falënderoj disa gazeta online që reaguan pas kërkesës sime për të fshirë të dhënat e mia personale, ndërkohë kam autorizuar avokatin tim për të nisur një procedurë ligjore për të penalizuar të gjithë personat që u përfshin në këtë skandal.
Veprimet e institucioneve nis dhe përfundon ku cenohet liria e individit. Faktikisht në thelb institucionet funksionojnë për të mbrojtur jetën e çdo personit, por fatkeqësisht rezulton se taksapaguesit janë në shërbim të njerëzve të papërgjegjshëm.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s