HAJDE RILINDJE HAJDE: “FAJIN E KA SALIU!”

edi-ramaNga Telnis Skuqi
Dua ta besoj Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin, ku thotë se piloti fatkeq i ushtrisë shqiptare, që humbi jetën disa ditë më parë në Spanjë, teksa transportonte me helikopter rreth 800 kg hashash, kishte marrë leje.
Për çdo skandal që ndesh qeveria e majtë, gjithmonë mundohet të justifikohet se “fajin e ka ai ose ajo”, jo unë.
Katër muaj pasi erdhi në pushtet rilindja e majtë, u ndesh me protestën e qytetarëve, të cilët i thanë “Jo armëve kimike”. Kryeministri i shqiptarëve, Edi Rama, ia faturoj fajin opozitës dhe gazetarëve.Në prill të vitit 2014, një gazetar nga Gjirokastra bëri publike një shkrim investigativ. I tha kryeministrit se një avionët po transportojnë hashashin e Lazaratit, por Rama tha të kundërtën “I duket Berishës dhe gazetarit mushkonjat avion”. Një muaj më parë, një avion ngeçi në rërën e Divjakës, fajtor për kryeministrin ishte opozita.
Sikur të mos i mjaftonte avioni, i njëjti gazetar publikoj një video skandaloze. Agron Cane, ish sekretari i zyrës së deputetit socialistë në qytetin e Sarandës, Koco Kokëdhima, kapet mat teksa kërkonte të kryente marrëdhënien seksuale me një 14 vjeçare jetime në këmbim të një vendi pune për nënën e vogëlushes.
I zënë keq, Koço Kokëdhima, ia hodhi vajin ish-sekretarit të tij, sepse sipas tij Cane ishte jashtë “profilit” qysh prej një muaj.
Skandalet vijojnë. Në Lushnjë, një drejtoresh arsimi arrestohet me dy akuza “mitmarrje” dhe “trafikim të mishit të bardhë”. Çuditërisht, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi, por mohoj firmën e saj, a thua vallë që në botën e çuditareve ishte Nikolla, jo Liza.
Në fillimvit një tjetër skandal u publikua në rrjetin social të “facebookut”. Tre “bukurosha” të gajasur i ishin turrur vajzës së botës, duke e prekur në të gjitha pjesët intime, teksa ajo po merrte ndihmën e parë.
Drejtoresha e spitalit të Tiranës, Ogerta Manastirliun, e dehur nga alkooli i ndërrimit të viteve, doli në televizor dhe sa hap e mbyll bëri fajtor “Saliun”, duke deklaruar se videoja ishte realizuar në shkurt 2014. Disa ditë më pas, u provua se jo vetëm që nuk kishte realizuar në “kohën e Saliut”, por në kohën e rilindjes. Ajo që ndodhi me 18 vjeçaren në QSUT ishte përdhunim falas, jo shërbim shëndetësor falas.
Historia e skandaleve ka prekur edhe vetë qeverinë. Erion Veliaj, ministri i të vobektëve bëri një dasëm madhështore në kalanë madhështore të Gjirokastrës. I zënë ngushtë, “çamarroku” përdori nënën për të shpëtuar lëkurën. “Dasma u bë me kursimet e mamit”, tha Veliaj (Mamit jetë të gjatë!!!).
Veprimi më skandaloz është i kryeministrit, Edi Rama. Një Konstandin, djali i vetëm i ish deputetesh socialiste të qarkut të Vlorës, Luiza Xhuvani, në një mbrëmje të vonë ekzekuton pa i dridhur qerpiku i syrit 4+1 persona. Në mënyrë të paturpshme, Rama, i veshur edhe me kostum të zi, ngushëllonte nënën e Kostandinin, ndërsa katër nënat që humbën njerëzit e tyre të dashur i cilësoj vrasës.
Gjatë konferencës së shtypi, ishte kryeministri i vendit tim, që garantoj opinionin publik se “Konstandini e ka të gjatë kthimin në shtëpi”, por dje rezultoi se vrasësi shumë shpejt do të trokas në derën e mamit.
Hajde rilindje hajde: “Fajin e ka Saliu!”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s