MRIKA, JEP DORËHEQJEN DHE IK NË SHTËPI!

MIMI KODHELI-JANAR 2015

Nga Telnis Skuqi
“S’ka asnjë provë të vetme dhe fakt të vërtetuar që Forcat e Armatosura apo bazat e ushtrisë janë të implikuara në veprime kriminale”, ka deklaruar Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes, më 17 prill të vitit të kaluar në sallën e parlamentit, pas akuzave të vazhdueshme të opozitës se disa baza ushtarake janë përfshirë në trafik droge.
Dy ditë pas deklaratës së saj, një gazetar lokal nga Gjirokastra publikoj një shkrim investigim, ku theksonte se ushtarakët (jo ushtria) janë përfshirë direkt në transportimin e hashashit.
Dje (29 janar 2015), u faktua botërisht se një major i forcave ajrore ka humbur jetën në Spanjë, pasi tentonte të kalonte të paktën 800 kg hashash drejt shtetit iberik.
Sikur të mos kishte ndodhur aksidenti dhe piloti shqiptar të ishte ulur shëndosh e mirë, majori sot do të ishte kthyer në atdhe dhe gjithçka do të vijonte normalisht.
Fatkeqësisht ndodhi e kundërta, sepse është provuar se Mrika ka gabuar dy herë.
Gabimi i parë i saj ishte vendosja e blloqeve të mëdha të betonit në të gjitha pistat që administron Ministria e Mbrojtjes, nga Veriu në Jug.
Realisht karteli i drogës humbi të drejtën ekskluzive për të përdorur hapësirat ajrore, si dhe pistat e ushtrisë dhe një muaj më pas iu vërsul brigjeve shqiptare, por edhe këtu dështoi në mënyrë spektakolare, pasi një avion “mushkonjë” ngeçi në rërën e Divjakës, e tradhtoi rrota.
Gabimi i dytë është më i rëndë se i pari, sepse bashkë me Mrikën dështuan totalisht institucionet, por edhe kauza e saj disa mujore.
Një gjeneral, simbol i ushtrisë shqiptare, që i kishte shërbyer atdheut mbi dy dekada, largohet nga detyra pa asnjë motiv, pasi, sipas ministres kishte tejkaluar kufirin 102 herë paleje.
Argumenti i saj ishte se gjenerali nuk ka respektuar prokotollin që parashikon legjislacionin shqiptarë për ushtarakët e lartë..
Në javën e pestë të janarit të këtij viti, befas Mrika informohet se një major i forcave ajrore ka humbur jetën. Nga hetimet paraprake rezultoi se aviatori kishte “çarë ferrat” pa autorizim. Kishte të paktën 10 ditë që i kishte “bërë topin” ministres, duke e sfiduar atë.
Shërbimi Informativ i Ushtrisë (SHIU), si dhe Policia Ushtarake nuk kishin asnjë informacion për majorin.
Karteli i drogës u tregua më “fine” se Mrika, madje më e avancuar se “maçokja”. “Ju bllokoni pistat, me rekrutojmë pilotët e rilindjes”, ishte mesazhi i tyre.
I kapur “dy herë mat”, Mrika vrapoj të justifikohet se Ministria e Mbrojtjes i ka dhënë “lejen e barrës” majorit të NATO-s.
Një ish homolog i saj, ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg tha dorëheqjen pasi u zbulua se kishte kopjuar pjesë në punënimin e doktoraturës.
Guttenberg, i cili konsiderohej si një kandidat i mundshëm për kancelar ka kërkuar gjithashtu që t’i tërhiqet titulli doktor nga universiteti dhe ka ikur në shtëpi.
Krejt kundër ndodh më Mrikën dhe rilindjen e saj.
Një ditë pas publikimit të skandalit të ushtrisë shqiptare, ministria e Mbrojtjes udhëtoi drejt Lezhës për të prezantuar “Ëndrrën e kryeministrit”, ndërsa opinioni publik priste dorëheqjen e saj morale.
Nuk e bëri, sepse ajo ka një ëndërr, të jetë në krye të ushtrisë dhe të realizoj ëndrrat e ushtarakëve. Për “kukullën” nuk ka rëndësi nëse ëndrrat realizohen, por kurrë nuk e ka ëndrruar të largohet nga ushtria nëpërmjet dorëheqjes.
Qëndrimi i saj i mëtejshëm në krye të Ministrisë së Mbrojtjes implikon atë, ushtrinë dhe si hetimet.
Nuk mund t’i besosh “ujkut mëlçitë e varura në qafë”, pasi dy institucionet më të rëndësishme hetimore të ushtrisë shqiptare, si SHIU dhe Policia Ushtarake varen direkt prej saj.
Mrika, pilafi nuk mban më ujë. Jep dorëheqjen dhe ik në shtëpi!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s