PËRMBYTET JUGU: “FAJIN E KA SALIU!”

PERMBYTET JUGU

Nga Telnis Skuqi
“Shyqyr që PD e PS nuk jam në koalicion, sepse do të ishte përmbytur gjithë Shqipëria”, më thotë me shumë humor, Sokol Ligu, ish infermier, i pushuar nga puna prej një viti.
“Dy vite më parë përmbytej Veriu, ndërsa prej dy ditës përmbytej Jugu”, shton ai.
Në fakt Sokoli ka të drejtë të bëj sarkazëm, sepse, sipas tij, nëqoftëse do të ishte sot e djathta në pushtet, kryeministri i tanishëm, Edi Rama, do të akuzonte Saliun për reshjet e dendura shiut.
Dy lumenjtë kryesorë në jug të vendit, Vjosa dhe Drini, janë fryrë aq shumë sa s’ka zot t’i dali përpara, madje kryeministri Edi Rama preferoj të shijonte më mirë lakrorin dhe kërnackat në Korçë, se sa të vizitonte zonat e prekura nga përmbytjet.
Ujërat mbizotërojnë kudo. Mijëra hektarë bujqësore janë kthyer në liqen, ndërsa lumi është bërë “kos” për peshkatarët.
Dy ditë më parë, një autobus i linjës Sarandë-Përmet, u përmbush në rrugën dytësore, pranë vendit të quajtur “Gryka e Dragotit”, fatmirësisht asnjë pasagjerë nuk u lëndua.
Disa akse kombëtare në drejtim të Tepelenës, herë-herë bëhen të pakalueshme. Burimet ujore nëntokësore në këtë segment rrugor shpërthejnë si vullkan.
Të vetmi në krye të detyrës janë punonjësit e policisë rrugore, ndërmarrje e rrugëve, si dhe gazetarët. Ushtria pothuajse nuk ekziston.
Mungesa e energjisë elektrike në rrethin e Gjirokastrës mungon totalisht për 95 përqind e konsumatorëve.
Banorët e qytetit të gurtë “fshihen” nën batanije nga të ftohtit.
OSHEE punon ditë e natë për të riparuar defektet e shumta, por amortizimi i rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike është skandaloz. Asnjë qindarkë nuk është investuar në rrjetin e transmetimit.
“Është e pafalshme që 3/4 e konsumatorëve të energjisë elektrike të përjetojnë mungesën e energjisë elektrike për shkak të reshjeve të shiut”, thotë Englantina M., pedagoge e Universitetit të Gjirokastrës.
“Fajin e ka Saliu”, shton ajo me humor.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Përmet. Lumi Vjosë për tri metra është gati të gllabëroj qytetin e luleve.
Ura kryesore që lidh Përmetin me vendin është gati të zhduket, por deri tani mbahet fort.
Në Tepelenë situata paraqitet e qetë, megjithatë komshiu qyteza e Memaliaj është pothuajse e tejmbushur me ujë.
Një situatë e tillë, tregon Baftjari G., nga Memaliaj, nuk është përjetuar prej tri dekadash.
“Ndihem i tradhtuar nga shërbimet e emergjencës civile. Asnjë zyrtarë i shtetit nuk është dukur. Vijnë dhe ikin si skifter, ndërsa të prekurit i lënë në mëshirë të fatit. Kjo është rilindja që kërkuam”, shprehet Baftjari dhe sakaq nis punën për të shpëtuar çfarë të mundet nga banesa e tij gjysëm i përmbytur.
Shtabi i Emergjencës Civile pranë Prefekturës së qarkut të Gjirokastrës është kapur e papërgatitur.
Asnjë shërbim i metrologjisë, apo institucion i specializuar nuk kishte informuar publikun për situatën që do të përjetonin banorët e jugut.
“Askush nuk na paralajmëruan për reshjet e shiut”, thotë Robert Karaulli, blegtor, i cili shton se të ishte për rilindjen të paktën 100 kokë bagëti do të ishin përpirë nga lumit Drino.
Më tej, Roberti thekson se nuk dëshiron ta politizoj përmbytjen, por është vetëm kryeministri Rama që çdo fatkeqësi natyrore ia ka faturuar paraardhësit të tij.
“Po tani kush e ka fajin?! Është fatkeqësi të kesh sot në krye një kryeministër si Rama, i cili ditën bredh si “Robert çamçakëzi”, ndërsa natën shijon kërnacka e Korçës, ndërkohë jug i vendit përballet me fatkeqësitë natyrore”, nënvizon Roberti, 55 vjeç.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s