“SHREKU” I ALPO TV PADIT GAZETARIN SKUQI

SHREKU

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Hajduti i lidhjes së dyfishtë i energjisë elektrike, njëherazi rrogëtari i bashkisë së Gjirokastrës, Aristotel Petro, më ka paditur në çështje civile për “Shpërblim dëmi”, pasi, sipas tij, unë nuk kisha të drejtë të publikoja “Raport konstatimin” e kompanisë OSHEE, i cili figuron një vjedhës ordinerë i energjisë elektrike.
“Prej kohës i paditur Telnis Skuqi, me shkrimet dhe publikimet e tij të qëllimshme po cenon rëndë padrejtësisht nderin dinjitetin tim, si dhe biznesin tim”, shkruan në ligjeratë të drejtë, Aristoteli, i cili kërkon prej meje ta dëmshpërblejë për dëmin jo pasuror (moral) 2 milionë lekë të reja, si dhe të paguaj shpenzimet e tij gjyqësore.
Personalisht jam i përgatitur të përballem me këtë hajdut të energjisë elektrike, por i garantoj se edhe atë pak tru që ka (nëqoftëse ka) do t’ia heq fare, ashtu siç kam bërë deri tani.
Akti i tij i fundit nuk ka lidhje me shkrimet e mia investigative, por me paditë që i kam bërë një vit më parë dhe tashmë pritet që të finalizohet në Gjykatën e Apelit.
Aristoteli, i pjekuruar natën me nota skandaloze (vetëm Mërtiri mund të krenohet me mesataren e tij) , si dhe i diplomuar po natën (korrespodencë) në Universitetin e Gjirokastrës, me nota më skandaloze se të gjimnazit, por i “suksesshëm” në biznes me veprime të paligjshme, gëzon një status të veçantë nga kryebashkiaku i Gjirokastrës, si dhe nga deputet socialistë të zonës.
Fatlumi Aristoteli, është i pari dhe i vetmi shtetas i këtij vendi që përfitoi “Leje ndërtimi” ku objekti i tij i paligjshëm ishte ndërtuar katër vite më parë.
Po kështu, Aristoteli, është fatlumi që prej disa muaj i jep këshilla kryebashkiakut të Gjirokastrës për çështjen e kulturës dhe sporteve, por figuron si armiku Nr. 1, që i ka hipur sipër teatrit “Zihni Sako” në lagjen “18 shtatori”, duke i marrë frymën tempullit të kulturës.
Akti më i shëmtuar i tij, është sulmi fizik që bëri ndaj meje, në prani të familjes sime, duke cenuar rëndë dy fëmijët e mi.
Ky njeri i vodhi personalitetin fëmijëve të mi dhe tashme sa herë që dy vajzat e mia shikojnë në televizor  “Shrekun” mendja i shkon tek Aristoteli, është bërë gogol për ta.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s