ÇIM PEKA, TAJSONI DHE UNIONI I GAZETARËVE

CIM PEKA-MAJK TAJSONI-UNIONI I GAZETAREVE-19 SHKURT 2015

Nga Telnis Skuqi
Disa vite më parë, madje shumë vite më parë, asnjë shoqatë e boksit profesionist botëror nuk bëri asnjë deklaratë kundër Majk Tajsonin, sporti që gjatë një dueli në ring i hëngri veshin kundërshtarit Ivander Holifildi.
Në Shqipëri ndodhi e kundërta. Ky “sportist” dolën në ring dhe secili ishte në pozicionin e vet në emisionin “Opinion”. Njeri kishte tjetër këndvështrim, tjetri kishte tjetër qasje. Që të dy ishin në krye të detyrës, por befas gjakrat u ndezën dhe fjalët ishin padoganë.
Për mua është budallallëk të ndalem se kush e kishte fajin gazetari Çim Peka apo gazetari analist, Andrea Stefani.
Një ditë më parë, del në skenë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe çuditërisht “kryqëzon” Pekën me akuzën “Përdhosjes së etikës në debatet televiziv”.
U shtanga, ngela pafjalë, jo për deklaratën e Unionit, por për keqpërdorimin e kësaj organizate në shërbim të sistemit aktual.
Është ende herët të japësh një konkluzion të saktë se kush fshihet pas kësaj deklarate, pasi do kohën e vet, megjithatë pasi e lexova me vëmendje “fletërrufenë” e Unionit të Gazetarëve kundër Pekës, mendova se tekstin e ka shkruajtur “Rilindja”, muzikën Edi Rama, ndërsa këngën Endri Fuga.
Të bësh një deklaratë në kohë krize për Unionin e Gazetarëve është luks.
Qindra gazetarë në mbarë vendi punojnë në të zezë, dhjetëra të tjerë çdo ditë kërcënohen me bukën e gojës, ndërsa kërcënimet ndaj përfaqësuesve të medias janë bërë trendi.
Ndaj Unionit të Gazetarëve nuk kam asgjë kundër, madje as ndaj Andrea Stefanit apo Stefanëve, por nuk mund të pranoj që njerëzit e kryeministrit të kërcënojnë një gazetar nga jugu vetëm se investigoj trafikun e drogës me avion dhe kjo organizatë deri tani nuk ka bërë asnjë deklaratë, krejt kundër me rastin e Pekës, i cili me rastin më të parë u kryqëzua, a thua vallë ishte armiku i medias.
Në fakt të vetmin gabim që bëri Peka ishte se nuk i hëngri veshin Stefanit, ashtu si Tajsoni, Holifildin, të paktën të mos na dëgjonin veshët me këto shakara pa kripë të Unionit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s