OPINION/ ZOTI NA NDIHMOFTË NGA DHUNA E POLICISË!

POLICIA-DHUNA-21 SHKURT 2015Nga Telnis Skuqi
I vetmi gabim i korçarit 33 vjeçar, Tomi Miska, ishte se gërvishti automjetin e zv./drejtorit të policisë së qarkut të Koçë, Arben Hyseni, dhe ky gabim i kushtoj shumë.
Djaloshin e dhunuan në qendër të qytetit, e ndaluan, e rrahën mëngjes, drekë dhe darkë në komisariatin e Korçës për tre ditë dhe më pas arrestimin e paligjshëm e certifikuan me “arrest me burg”.
Kjo është odiseja e një taksapaguesi shqiptar, i cili për 33 vjetë ka besuar se ekziston policia dhe befas ai dhunohet nga tre policë.
Tomi aktualisht nuk ka të drejtë të gëzoj përkujdesjen prindërore, për shëndetin e tij kujdeset policia. Ata (policia) nuk dëshirojnë që prindërit ta shikojnë djalin e tyre të dhunuar fizikisht në shtratin e spitalit, sepse Tomi po rilindë me çunat e Tahirit.
Sikur të mos mjaftonte historia e Tomit, një tjetër video skandaloze publikohet nga NEWS 24, këtë herë akoma më keq.
Katër policë kavajas po “gdhendin” një tjetër taksapagues të pabindur. Fytyra e viktimës së radhës qëllohet me shkelma, çmenduria e “çunave” nuk ka limit. Dhuna është e vetmja instrument për policët.
Dy ngjarjet e papëlqyeshme që tashmë janë bërë publike ka shtangur drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.
Jeta e çdo taksapaguesit nuk është i sigurt, sepse këtë pasiguri e ofron vetëm policia e Tahirit dhe Ramës.
Babai i Tomit, një mesoburrë është gati të qaj si fëmijë, ku shikon që djali e tij i është vjedhur personaliteti nga një palo zv./drejtor policie, për shkak të një aksidenti të rëndomtë rrugor.
Dhimbja i dyfishohet ku sërisht babait të Tomit dëgjon reagimin e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Policët janë pezulluar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa i dhunuari është nën masën e “arrestit me burg”.
Çuditërisht asnjë drejtues i lartë i Policisë së Shtetit nuk i kërkoi falje Tomit, sepse për ta Tomi është thjeshtë një taksapagues dhe e ka për detyrë të duroj dajakun e policisë.
Këtë fat ka pasur edhe një zonjë nga Lezha në qytetin e Tiranës. Nënën e një djali të mitur dy policisë të qarkullimin rrugorë e etiketuan “kurvë”, e poshtëruar në kryeqytet dhe pas publikimit të videos përfundoj për tre ditë në dhomat e paraburgimit, pasi ajo nuk kishte të drejtë të reagonte ndaj fjalëve primitive.
Edhe sikur të ishte kurvë ajo zonjë, gjë që nuk më rezulton kështu, kush ia jep të drejtë policit të ofendoj në atë farë feje një nënë. Është e vërtetë që zonja ka reaguar keq ndaj policëve për gjobën që mori, por një policë me mend në kokë i kishte të gjitha mundësitë të tregonte se liria jote përfundon ku cenon lirën e tjetrit. Ata kishim me vete ligjin, mund ta arrestonin në flagrancë dhe ta “paketonin” drejt komisariat për hetimet e mëtejshme. Vetëm kaq, por jo të ofendosh një grua, gruaja…aaaa o policë.
Si do të ndihej ky palo policë, sikur bashkëshortja ose vajza e tij t’i thoshte se kolegu yt më ka ofenduar sot me fjalën “kurvë”?! O zot larg qoftë, shpërthen luftë e tretë botërore.
Skandalet e dy javëve të fundit e ka dëmtuar realisht figurën e Policisë së Shtetit. Asnjë taksapagues nuk është i sigurt, sepse i pasigurt është vetë ministri i Brendshëm. Fatkeqësisht, Saimir Tahiri e ka humbur luftën me krimit, pavarësisht se ka fituar disa beteja të vogla. Tashmë asnjë qytetar nuk është i sigurt, sepse vet ministri i Punëve të Brendshme nuk është në gjendje të siguroj jetën e familjes së tij.
Zoti na ndihmoftë!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s