FLAMUR BIME, DASHURI (PA)SHIKIM TË PARË ME EDI RAMËN

FLAMUR BIME-EDI RAMA-25 SHKURT 2015

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Flamur Bime, kryebashkiaku socialist i qytetit të Gjirokastrës prej 11 vitesh (2004-2015), ka marrë si shpërblim nga lideri aktual i kësaj force politike një thikë pas shpine.
Ai, dje (24 shkurt) u poshtërua nga Edi Rama, pasi një ditë më parë nuk ka pranuar të dorëhiqet si frikacakë, ashtu si kryebashkiaku i Pogradecit, Artan Shkëmbi, dhe për këtë arsye kryeministri i shqiptarëve ka futur në lojë Dallëndyshen Bici, e cila pa menduar dy herë ka hapur një proces penal ndaj Bimes dhe për tre punonjës të tjerë të Bashkisë së Gjirokastrës.
Personalisht me kryebashkiakun Bime kam një raport teje njerëzor. E kam votuar dy herë, jo si zgjedhur i Partisë Socialiste, por si një njeri që ka ndikuar drejtpërdrejtë në jetën time.
Fal tij, sot unë kam një familje të mrekullueshëm dhe një shtëpi të ngrohtë.
Isha i pari jetim i arsimuar me arsim të lartë që përfitova një apartament në Gjirokastër dhe këtë nuk do ta mohoj kurrë derisa sa të mbyll sytë.
Si gazetar kam bërë disa shkrime kritike ndaj tij, jo si Flamur, por si kryebashkiak, megjithatë raportet njerëzore nuk i kemi vënë kurrë në diskutim, sepse kemi respektuar pozicionet njëri-tjetrit.
E njoh dhëmbë dhe dhëmballë Flamurin. Mëkate si kryebashkiak nuk mungojnë për të, sepse ku punon edhe gabon, por akuzën penale e ngritur ndaj tij e quaj një gabim të rëndë që i bëhet integritetit të tij.
Fal këmbënguljes së tij, Partia Socialiste në qytetin e Gjirokastrës ka fituar të gjitha betejat politike dhe vjen një ditë, që pas 11 vitesh e hedh në rrugë si qen dhe e akuzon për një ndërtim që nuk i përket atij, por miqve të deputeteve socialist aktual.
Si gazetar investigativ e them me bindje që Flamur Bime e ka hallall burgun për një leje ndërtimi që ka firmosur në vitin 2010, për një objekt që ishte ndërtuar pa leje dhe jashtë çdo kriterit në vitin 2005.
Çuditërisht ky detaj është përjashtuar nga Edi Rama, pasi ai nuk e ka inatin me objektin e Aristotel Petros, i cili i ka hipur mbi sipër kinoteatrit të qytetit, por me Flamur Bime, për ta shantazhuar dhe poshtëruar atë.
Mesazhi i Ramës është i qartë: “Nëqoftëse luan bishtin do të përfundosh o si Shpëtim Gjika në burg”.
Në një bisedë telefonike me të, Bime pranoi faktin se akuza e ngritur ndaj tij kanë mesazh të qarta politike.
“Jam i zhgënjyer nga veprimet e kryeministrit. Është e qartë që akuzat e ngritur ndaj meje ka mbrapavijë politike. Ndihem i qetë, njëherazi i revoltuar që kontributi im shumëvjeçarë në Partinë Socialiste përfundon me akuzat qesharake”, tha në linjë telefonike, Flamur Bime, teksa po udhëtonte drejt Gjirokastër pas një qëndrimi dyditorë në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë.
“Do të prononcohem zyrtarisht pasi të njihem me akuzat penale”, përfundoi ai.
Një ditë më parë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (Ish-INUK) njoftoi se ka depozituar një kallëzim penal ndaj kryetarit aktual të bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime si dhe për disa zyrtarë të tjerë.
Sipas njoftimit kallëzimi penal ka ardhur për shkak të një vendimi të miratuar nga Bime në kohën kur drejtonte KRRT e këtij qyteti për ndërtimin e një pallati shtatëkatesh në lagjen “18 shtatori” të këtij qyteti në kundërshtim me legjislacionin shqiptar.
IKMT ka kallëzuar po ashtu edhe kryeinspektorin dhe inspektorët e IKMT të bashkisë Gjirokastër, shtetasit Ilir Çumaku ish-sekretar i KRRT në Bashkinë Gjirokastër, shtetases Antoneta Çako ish-sekretare e KRRT në Bashkinë Gjirokastër, si dhe ish anëtarëve të Sekretariatit Teknik të KRRT Bashkia Gjirokastër. Akuza për të gjithë shtetasit e mësipërm është “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s