KUSH E TELEKOMANDON VËLLAZËRIN PS-LSI NË GJIROKASTËR?

FLAMUR BIME-25 SHKURT 2015

Nga Telnis Skuqi
Njeriu më pak i rrezikshëm për socialistët gjirokastritë është Flamur Bime, por për LSI-në ky njeri është një pengesë e madhe.
Pothuajse të gjitha betejat me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), Bime i ka fituar me lehtësi, madje i ka poshtëruar.
Katër vite më parë, LSI-ja tentoj t’i “rrëmbej” postin e kryebashkiakut, megjithatë dështuan në mënyrë të turpshme, pavarësisht se në krah kishte si aleatë Partinë Demokratike.
Një dreq e merr vesh se si Bime e sfidoj kandidatin e LSI-së, por është fakt se Flamuri është një makineri votash.
Pas zgjedhjeve lokale të 2011, Bime përjashton me “lezet” nga Partia Socialiste deputetin socialistë Vangjel Tavo, edhe ky një makineri votash.
Gjatë këtyre viteve Tavo pothuajse i ka humbur të gjitha betejat me Bimen, por në zgjedhjet parlamentare të 2013, ish deputeti socialistë fitoj bindshëm, madje po të punonte edhe pak më shumë do të siguronte mandatin e dytë LSI, humbi për një grusht votash.
Vangjeli nga Bime ka hequr “ullinj të zi”. Si asnjëherë më parë, Tavo deklaroj se Flamur po bashkëpunon me djallin për t’ia ndërprerë përjetësisht karrierat e tij si deputetë.
Një deklaratë e tij nuk ishte dëgjuar kurrë ndonjëherë në jug të vendit.
Në fakt, mosmarrëveshjet midis “dy gjelave” kanë nisur shumë vite më parë, por u bë publike në vitin 2011.
Të dy protagonistët kanë luftuar për zotërimin e bastioneve, që në fund përkthehet në vota.
Humbjet e njëpasnjëshme të Vangjel Tavos me kryebashkiakun e Gjirokastrës, detyruan këtë të fundit të ndryshoj strategjinë, duke hedhur në fushën e lojës Ilir Metën, që faktikisht rezultoi i suksesshëm.
Aktualisht, Flamur Bime ka humbur terren, pasi është tradhtuar pas 11 vitesh bashkëpunim nga kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste (PS).
Për Ramën kryebashkiaku socialist i Gjirokastrës nuk vlen më, jo se Bime nuk është i vlefshëm, por dyshja Meta-Tavo janë të interesuar vetëm për të shkatërruar Flamurin.
Loja sapo ka nisur në Bashkinë e Gjirokastrës. Pengesën e parë e fituan, tani presin të ulen në kolltukun e kryebashkiakut, jo vetëm me vota e LSI-së, por edhe me ndihmën e socialistëve gjirokastritë.
Vëllazëria brenda të majtës në Gjirokastër, sipas strategjisë së LSI, mund të funksionoj, megjithatë vështirë të zbatohet në terren.
Shumë socialistë gjirokastritë nuk do të pajtohen me këtë aleancë, pasi të parët që do të shkojnë në gijotinë (në qoftë se fiton kandidati i LSI) do të jetë vetë socialistët, të cilët nuk kanë t’ia falur poshtërimin që Edi Rama i bëri kryebashkiakut të tyre.
Një disavantazh tjetër pse aleanca PS-LSI nuk ka për të funksionuar është varfëria ekstreme.
Gjirokastritët janë të gatshëm të sakrifikojnë bukën e gojës, por ku cenohet buka e fëmijëve nuk të falin.
Fill pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 të parët që humbën vendin e punës ishin socialistët e ndershëm, pasi LSI-ja ka zaptuar institucioneve më të rëndësishme në jug të vendit.
Bashkia e Gjirokastrës që është një hambar për punësimin e socialistëve.
“Shkarkimi” nga detyra e kryebashkiakut të këtij qyteti është vetëm fillimi, pasi pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit të këtij viti nis faza e dytë e pastrimit tërësor i administratës vendore.
Tashmë socialistët janë të bindur se LSI nuk është një forcë politike e besueshme, pasi kanë dhënë prova se kjo forcë politike nuk shikon si armik të djathtët, por socialistët.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s