ZGJEDHJET LOKALE / PËR KË KANDIDAT DO TË VOTOJ UNË DHE ZGJEDHËSIT?

vote

Nga Telnis Skuqi
Ime bijë është çmenduruar pas xhaxhit Kiços. Ajo do më shumë atë se sa babait. Shkak është dashuria që rezervon për të.
Pothuajse çdo ditë, sa herë udhëton nga kopshti në shtëpi kërkon të shkoj tek tregtari i vogël, sepse ka shumëllojshmëri çokollatash.
Në qoftë se ligji do t’i jepte mundësi time bijë të votonte për kandidatin e ardhshëm për kryebashkiakun e Gjirokastrës, ju garantoi se ajo do të votonte pahezitim xhaxhin Kiçon.
Ime bijë e ka bërë zgjedhjen e vet, por babai i saj vazhdon të mendoi se kujt t’ia besoj për katër vitet e ardhshme karrigen e kryetarit të Bashkisë Gjirokastër.
Prej 11 vitesh, qyteti gri është udhëhequr nga kryebashkiaku, Flamur Bime.
Çuditërisht zgjedhësin kanë besuar tek vizioni i tij. Në fund të fundit është vendimi i tyre.
Tashmë kohët ka ndryshuar.
Gjirokastritët janë në pritje të figurave të reja.
Dy partitë kryesore kanë ndezur motorët.
Shumë emra janë përfolur lart e poshtë, e poshtë e lartë, por asnjë portreti i kandidatit të ardhshëm ende nuk është skicuar zyrtarisht.
Po bëhet luftë e madhe.
Të paktën 12 emra janë treguar të gatshëm të japin kontributin e tyre për zhvillimin e qytetit më të rëndësishëm në jug të vendit.
Cili është kandidati do të votoj unë dhe zgjedhësin?
Sinqerisht kjo pyetje më mundon shumë, sepse nuk dua që e vota ime të shpërdorohet nga kryebashkiaku i ardhshëm, kushdo qoftë ai.
Aktualisht zgjedhësit gjirokastritë po përjetojnë një varfëri të madhe.
Është fakt që sot po cenohet buka e fëmijëve nga politika të paqartë të pushteti qendror.
Të paktën tri taksapagues gjirokastritë janë vetvarur, pasi një ditë më parë janë pushuar nga puna dhe kjo është një shenjë e qartë e varfërisë ekstreme.
Shumë institucione të rëndësishme shtetërore janë privatizuar nga të zgjedhurit e deputetëve socialistëve, ashtu siç ka bërë deri dje të djathtët.
Papunësia është shumëfishuar me ritme të përshpejtuar.
Dhjetëra biznese të vogla në Gjirokastër janë mbyllur dhe qindra të tjerë kanë marrë këtë rrugë.
Forca konsumatore ka rënë, ndërsa taksambledhësit lokal dhe qendror janë bërë si mushkonja, të bezdisshëm dhe arrogantë.
Fatura e energjisë elektrike ka pësuar rritje me 25 përqind, nga 6 përqind ulje që premtoj në fushatën elektorale kryerilindësi socialist, Edi Rama.
Gjirokastritët duan një kandidat të denjë, që të mbroj të pambrojturit, të luftoj korrupsionin ndaj të korruptuarve, të frenoj ndërtimet pa kriter që kanë betonizuar qytetin e gurtë.
Zgjedhësi është në kërkim të një kandidati që ta shikoj të varfërinë në sy, jo të paguaj 2000 lekë për të blerë votën dhe të rishikohen pas katër vitesh.
Zgjedhësi është në kërkim të një kandidati që të disiplinoj të gjitha godinat shkollore ku gjenerata e re merr dije dhe jo të dridhen nga të ftohtit në mes të dimrit.
Zgjedhësi është në kërkim të një kandidati që kryebashkiaku i ardhshëm t’i kthej bashkinë qytetarëve, që të punësuarit ta ketë merituar vendin e punës, jo të japi këshilla një këshilltar që nuk ka haber fare nga kultura dhe sporti, apo që një administrator me katër biznese të figuroj i punësuari i bashkisë.
Për këtë kandidat do të votoj unë dhe zgjedhësit, sepse dua që ky qytet t’i përkasi të gjithë gjirokastritëve, prandaj ime bij e do shumë xhaxhin Kiçon, pasi ajo ka parë tek ai një “kryebashkiak” që ofron përveç shumëllojshmërisë çokollatash, shërbim të mirë, fjalë të ëmbla, siguri, por kurrë lloxhe kavaje, si deri tani.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s