“XHIHADISTËT” E LSI DHE AVOKATIA E EDI RAMËS

EDI RAMA

Nga Telnis Skuqi
Edi Rama, kryeministri i vendit, i kishte të gjithë mundësitë t’i tregonte shqiptarëve, si dhe katër viktimave të 21 janarit 2011, se ku vjen fjala për t’u distancuar nga e keqja nuk pyet fare për Ilir Metën apo për “besimtarët” e tij politikë.
Në fakt, këtë mundësi Rama e humbi më 12 mars 2015.
Ai bashkë me Ilir Metën u bë binjakë për të mbrojtur të keqen dhe akoma me keq, u bë avokati i djallit.
Tom Doshi, miku i tij më i ngushtë, u hodh si leckë nga selia e Partisë Socialiste.
Rama, pjesën e parë të lojësh e luajti mrekullisht bukur, por në pjesën e dytë rezultoi fatkeqësia e tij.
Ilir Meta bashkë me “xhihadistët” e vetë të LSI-ë u tregua esnaf përpara liderit të mazhorancës.
Ata ishin të zotë t’i fusnin dy këmbët e gjata të Ramës në një këpucë të vogël të LSI.
Fal skemave taktike dhe saktësisë në goditjet e lira “lësëistat” shënuan gola me bollëk në portën e kryeministrit, sa edhe trajneri i Çelësit, José Mourinho, do të pranonte humbjen pa kushte sapo të përfundonte ndeshja.
Këtë herë, Rama, jo vetëm që nuk u tregua lider, por me vetëdije ai u strehua në sqetullat e Ilir Metës.
Që diçka fshihet midis Ramës dhe Metës, kjo nuk ka dyshim, pasi qysh në fillim të dy bashkëkryetarët u përpoqën ta thjeshtësonin skandalin, duke përdorur çdo mjet mediatik apo artistik.
Ilir Meta realisht e ka humbur qetësinë e tij gjatë dy javëve të fundit,
Rama, nga ana tjetër, i ka ikur goja, sepse nuk dëshiron t’i hap punë vetes tani që i duhen votat e “lësëistave” për zgjedhjen vendore të 21 qershorit 2015.
Faktikisht, po të ishte Rama ende lideri i opozitës, sigurisht do të kishte të tjerë viktima për Ilir Metën, por pozicionet politike kanë ndryshuar qysh pas 23 qershorit 2013.
Heshtja e Ramës tregon qartësisht se diçka fshihet pas zbulimit të skandalit, mjafton të shikosh në media se çfarë po bëjnë “klounën” për të manipuluar opinionin publik.
Për një bllok të vogël të Metës, Edi Rama çoi në gijotinë katër protestues të majtë, më 21 janar 2011, ndërsa për një plan ekzekutimi të dy deputetëve i mjafton estrada e “Portokallisë”.

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s