ROLAND BEJKO: “TRITOLI NË BANESËN E BABAIT TIM ËSHTË VENDOSUR PËR SHKAK TË DETYRËS SIME”

ROLAND BEJKO-SHPERTHIMI-LAZARAT-22 MARS 2015_Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Kryetari i degës së Partisë Demokratike (PD), Roland Bejko, nuk ka asnjë dyshim që tritoli që shpërtheu në minutat e para të ditës së sotme në banesën e babait të tij në fshatin Lazarat, ka lidhje me detyrën e tij.
“Unë jam profesionist dhe si i tillë mendoj se tritoli është vendosur për shkak të detyrës sime si kryetar i Partisë Demokratike në Gjirokastër”, deklaroi në mesditë, Roland Bejko, gjatë një konference shtypi në selinë lokale të PD.
Sipas tij, nuk është e vërtetë që ai dhe familje e tij ka konflikt me pronat, pasi për të prona është djersa e ballit.
“Ndershmëria është motivi im i jetës sime. Fatmirësisht nuk disponoj asnjë pronë. Jetoj i qetë në jetën time”, theksoi Bejko.
Më tej, kryetari i degës së Partisë Demokratike, Roland Bejko, nënvizoi se ky është i treti rast brenda një viti që familja e tij kërcënohet nga persona të paidentifikuar.
“Në prill të vitit të kaluar, persona të paidentifikuar dogjën kasollen e babait tim. Një javë më parë një sasi tritoli nuk shpërtheu, ndërsa sot keqbërësin finalizuan aktin e paligjshëm”, tha Bejko, ndërsa shtoi se pavarësisht punës së mirë të policisë lokale, hetimet vijojnë në drejtim të paditur.
“Do të ndihem keq në qoftë se tritolvenësit do të ishin nga Lazarati, megjithatë do të respektoj çdo hetim të policisë”, nënvizoi Bejko.
Një ditë më parë, një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer në mesnatë në fshatin Lazarat, në oborrin e banesës dykatëshe së familjes së kryetarit të Partisë Demokratike për Gjirokastër, Roland Bejko.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk u lëndua asnjë pjesëtarë i familjes, por u regjistruan vetëm dëme materiale.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s