LAZARAT / SHPËRTHEN TRITOLI NË BANESËN E BABAIT TË KREUT TË PD-së, ROLAND BEJKO

TRITOL-BANESA BEJKO-LAZARAT-22 MARS 2015 (3)Nga Telnis Skuqi
LAZARAT (Gjirokastër) – Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer në mesnatë në fshatin Lazarat, në oborrin e banesës dykatëshe së familjes së kryetarit të Partisë Demokratike për Gjirokastër, Roland Bejko.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk u lëndua asnjë pjesëtarë i familjes, por u regjistruan vetëm dëme materiale.
“Nuk kam asnjë konflikt individual apo pronësie me asnjë banorë të fshatit”, shprehet Hysen Bejko, babai i liderit lokal të Partisë Demokratike.
“Ky është i treti rast që banesa ime kërcënohet nga tritoli”, thotë Hyseni.
“Katër ditë më parë një tjetër sasi tritoli u vendos në banesën time, fatmirësisht nuk shpërtheu”, thekson ai.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, thonë se “Tritoli me fitil të ndezur ishte vendosur disa metra në brendësi të portës kryesore”.
“Është ende herët të japin një version zyrtar, megjithatë veprimet për zbardhjen e ngjarjes tashmë kanë nisur”, thuhet në komunikatën e policisë lokale.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s