TAKIMI I FUNDIT

FLAMUR BIME-EDI RAMA-GJIROKASTER-21 MARS 2015Nga Telnis Skuqi
Mos shtrëngimi i duarve midis kryeministrit socialist, Edi Rama dhe kryebashkiakut po socialist të Gjirokastrës, Flamur Bime, në fundjavën e kaluar, ishte për të dy takimi i fundit.
Rama e kishte të domosdoshme praninë e Bimes, sepse ishte mundësia e fundit e kryeministrit për t’i dhënë një mesazh socialistëve gjirokastritë se tashmë kryebashkiaku i tre mandateve nuk do të jetë i tillë pas 21 qershorit 2015.
Pasi ka inspektuar punimet në Parkun e Viroit, rreth 3 km larg Gjirokastrës, Rama ka zhvilluar një takim me anëtarët e Partisë Socialiste të Gjirokastrës, në kinoteatrin “Zihni Zako”, në lagjen “18 shtatori”.
Ajo që ka çuditi shumë socialistët gjirokastritë ishte paqartësia e liderit të mazhorancës.
“Nuk e kuptova fare qëndrimin e tij (Ramën). Pesë minuta fliste si kryetari i Partisë Socialist dhe 10 minuta si kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI)”, thotë një anëtar, i cili preferoi të ngelet anonim.
Sipas tij, një qëndrim i dyfishtë, më shumë e ka përçarë të majtën, se sa e ka bashkuar.
“E falënderoj kryeministrin që mundësoj përçarjen e së majtës”, shprehet me ironi një drejtues i lartë i degës së Partisë Socialiste.
“E majta i ka pasur të gjitha mundësitë të udhëheq Gjirokastrën, por gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit ky qytet është katandisur si “thelë kokoshi”. Ky qytet ka nevojë për ndryshim”, thotë socialisti.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s