KOMENT / PD NUK MUND TË BËHET ORTAK NË NJË HISTORI MIDIS DY MIQVE

edi-rama-mark-frroku-tom-doshi

Nga Telnis Skuqi
Sot shumica parlamentare në Kuvendin e Shqipëri ka tentuar të inkriminojnë Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike për një histori gjashtë mujore që nuk i përket opozitës.
Braktisja e sallës së kuvendit në momentin ku nisën procedurat e votimit për heqjen e mandatit të dy deputetëve të koalicionit të majtë, Tom Doshi dhe Mark Frroku, ishte veprimi i duhur.
Bashkëkryetarët e majtë, Edi Rama dhe Ilir Meta, me veprimet e tyre kanë shpresuar se Partia Demokratike do të bëhet palë më krimin, gjë që do të lehtësonte pozitat e kryeparlamentarit.
Historia për vrasjen e dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshit dhe Mhill Fufit, ka nisur gjashtë muaj më parë dhe nuk u shpik nga Partia Demokratike, por nga aktorët e politikës që janë ulur në karrigen e pushtetit pas 23 qershorit 2013.
Çuditërisht, ku bëhet fjalë për tronditen e themeleve të shtetit, gjithmonë del përpara emri i Ilir Metës, ashtu siç doli mbi katër vite më parë me bllokun i tij.
Shkaktari dhe ideatori i 21 janarit 2011, sot janë bërë brekë e byth në politikë dhe të dy sëbashku mundohen të dalin të palagur nga kjo histori e padëgjuar më parë.
Bashkëqeveritarët e majtë, që erdhën në pushtet me votat e Tom Doshit, Mark Frrokut dhe kompani, tashmë nuk iu duhen më, sepse për ta (Rama-Meta) ishin bërë njerëz problematik.
Natyrshëm, Toma kërkonte të nxirrte përfitim nga investimi i tij shumëvjeçarë për Edi Ramën, ndërsa Frroku ishte gati të investonte miliona euro që vëllai i tij, Arben Frroku, i dyshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si autorë i vrasjes së komisar Dritan Lamaj, të lirohet nga burgu, ose të paktën të dënohej me pak vite heqje lirie.
Këtë lojë të pistë, Edi Rama e ka pranuar, sepse lideri i atëhershëm i opozitës, sot kryeministër, ishte gati të bënte kompromis me gjelbësirat. Për të, karrigia e njëshit të ekzekutivit ishte një ëndërr shumëvjeçarë, gjë që e realizoi më 23 qershor 2013, me një fitore që vetë Rama nuk e kishte menduar kurrë.
Tashmë, deputeti i arrestuar Tom Doshit është i detyruar të paguaj shtrenjtë gabimin e tij, sepse i besoj verbërisht njeriut të pabesë, siç është Edi Rama.
Toma ende nuk e ka kuptuar se Rama e ka konsideruar deputetin e Shkodrës si “armik i dashur”, ndërsa, nga ana tjetër, Rama mban përgjegjësi që ka futur në listë me vetëdije dy herë një deputet problematik për të.
Ndërkaq, Ilir Meta, kryeparlamentari i Kuvendit të Shqipëri, ka të tjera hesape me deputetin Tom Doshin, sepse ky i fundit ishte bashkëpunëtor me Dritan Priftin, ish miku i ngushtë i liderit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), në publikimin e videos në vitin 2011.
Blloku që kërkoi Edi Rama në 21 janar 2011, ku fatkeqësisht u vranë katër protestues, kjo fal edhe deputetit të arrestuar Tom Doshin, po i kthen këtij të fundit, por jo ashtu siç do deputeti i Shkodrës, por sipas mënyrës së Ilir Metës.
Në këtë histori të ndërlikuar, aksidentalisht u fut në lojë edhe Mark Frroku, i cili mendoj se do ta shfrytëzonte për të liruar nga burgun vëllain e tij, Arben Frroku, i dyshuar kryesor për vrasjen e një treguesi të lartë të Policisë së Shtetit në kryeqytet.
Dy deputetët e qarkut të Shkodrës, pavarësisht se çfarë force politike përfaqësojnë, ishin në të drejtën e tyre të mbronin kauzën e tyre, sepse jeta e dy deputetëve u vu në rrezik, por dyshja Doshi-Frroku nuk llogaritën pabesinë e Ramës.
Për kryeministrin nuk ka rëndësi dy votat e deputetëve të majtë, por oborri i tij.
Rama i përdori dy njerëzit e fuqishëm të Shkodrës përpara 23 qershorit 2013 si biznesmen, më pas si deputetë, ndërsa sot si armiq, sepse armiku i armikut të tij, është armiku i mikut tim.
I kapur “mat” nga dy miqtë e tij (Doshi dhe Frroku), Rama ka menduar se mund të implikoj edhe opozitën në këtë skandal qeveritar.
Ai u përpoq t’ia linte “dopjo gjashtën” opozitës dhe lideri të kësaj force politike, me argumentin se PD është tërhequr nga lufta për dekriminalizimin parlamentar.
Të njëjtën gjë thanë edhe ku kjo forcë politike ndërmorri një fushatë ndaj kultivimit të bimëve narkotike, por fal presionit disa mujor të opozitës qeveria e Edi Ramës u detyrua të nis në maj të vitit të kaluar dy aksione policore për eliminimin e bimëve të paligjshme, në Lazarat (Gjirokastër) dhe Dukagjin (Shkodër).
Largimi nga salla e kuvendit i opozitës kishte dy mesazhe shumë të qartë për dybashkëkryetarët e mazhorancës.
Partia Demokratike është pro çdo hetimi ndaj çdo zytari të lartë, si dhe kjo forcë politike nuk mund të bëhet ortak në një histori midis dy miqve.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s