REPORTAZH / MARINËZA, FSHATI QË TRONDITET NGA SHPËRTHIMET NËNTOKËSORE

FSHATI MARINEZ-FIER-1 PRILL 2015
Nga Telnis Skuqi
MARINËZ (Fier) – Marinëza, fshati që ndodhet rreth 10 km larg Fierit, u lëkund dje dy herë fortë, ky dy puset të gazit të kompanisë kanadeze Bankers Petroleum shpërthyen në orët e para të mëngjesit të 1 prillit.
“Isha në gjumë ku dëgjoi dy shpërthime të fuqishme”, tregon Elidona, nëna e tre fëmijëve, nuse në fshatin Marinëz.
“Kujtova se na përpiu toka”, shton ai.
Sipas saj, shpërthimi i parë u dëgjua në orën 05:30, ndërsa i dyti gjysmë ore më pas.
“Nuk di çfarë të bëj i ziu njeri, të qëndroj në fshat apo të largohet, sepse gjithmonë flejmë me frikën e shpërthimeve”, thotë Elidona dhe sakaq heq sytë nga shtëpia e saj.
Elidona shprehet se shtëpia e saj dykatëshe është e rrezikuar vazhdimisht nga punimet e kompanisë Bankers Petroleum.
“Jetojmë mes vdekjes dhe jetës. Askush nuk interesohet për ne. Policia lokale dhe emergjencat civile nuk na lejojnë të futemi në shtëpi”, thotë Elidona.
Të njëjtin mendim ndaj edhe adoleshenti, Renald Xhafa. Ai mundohet të më shpjegoi me hollësi se çfarë ka ndodhur realisht mëngjesin e sotëm (1 prill 2015).
“Kompania ka bërë një gafë të rëndë gjatë shpimit të pusit. Në përdorësh një sodë me presion të lartë pa e studiuar më parë formacionet nëntokësore do të thotë të futësh nën rrota e një kamioni një bidon 1.5 litër me ujë për të hapur tapën”, thotë Xhafa.
Në fakt, 19 vjeçari i di mirë pasojat e sotme. Për të, kjo katastrofë mjedisore kërkon të paktën 100 vjet të kthehet në gjendje fillestare.
“Dalja e gazit në mënyrë të pakontrolluar ka boshatisur të gjithë “bidonin me ujë”, duke krijuar një vakum nëntokësore, ndërsa një pjesë e banesave ku ka ndodhur shpërthimi nuk do t’i ketë më themelet e sigurta”, shpjegon Xhafa, ndërsa shton se mijëra banorë të fshatit Marinëz u evakuuan sot nga banesat e tyre për arsye sigurie.
Sipas tij, braktisja e banesave u krye brenda një kohe rekord, sepse banorët e njohin rrezikun që paraqet gazi.
“Çdo gaz i nëntokës është i rrezikshëm për jetën e njeriut, por këtë herë Zoti u tregua zemërgjerë, pasi ky gaz nuk ka rrezikshmëri të lartë”, thotë Xhafa.
Në fakt, fshati Marinëz ishte e pabanueshme në mesditë.
Policia nuk lejonte asnjë banorë apo gazetarë të hynte në fshat paautorizim. Kishin frikë nga vjedhjet.
“Ujku mjegull do”, më thotë Artea D., studentja e Universitetit të Vlorës, e cila kishte braktisur auditorin për të qenë pranë familjes.
Më tej, Artea tregon se fshati i saj prej shumë vitesh i është privuar e drejta për të jetuar e qetë.
“Qysh ku ka shkelur këmbë kompania, jeta jonë nuk është më e sigurt. Çdo ditë shtëpia ime po fundoset nëntokë. Këtë shqetësim ia kemi përcjellë edhe kryeministrit, por fatkeqësisht ankesat tona kanë shkuar në vesh të shurdhët”, shprehet Artea.
Ilir Hilaj, inxhinier kimist, e vlerëson shpërthimin e sotëm si një mbipresion nëntoke.
“Çdo formacion mbitokësore ka damarët e veta. Gjatë ushtrimit të mbi presionit nga kompania Bankers Petroleum, shumë damarë janë dëmtuar, gjë që ka sjellë daljen e gazit mbi sipërfaqen e tokës”, thotë Hilaj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s