IGLI KOKALARI: POLICIA TË NDALOJ PRESIONIN ELEKTORAL NDAJ LAZARATIT

POLICIA NE LAZARAT-17 PRILL 2015

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR- Kandidati i Partisë Demokratike (PD) për Bashkinë e Gjirokastrës, Igli Kokalari, ka denoncuar sot (e premte) patrullat e policisë në fshatin Lazarat me 7 mijë banorë, duke e cilësuar veprimin e tyre si “presion elektoral”.
“Unë bëj fushatë në një fshat tërësisht të pastër nga hashashi, ndërsa policia vjen e blinduar, kjo është e patolerueshme”, tha Kokalari.
Sipas tij, incidenti midis forcave të policisë dhe strukturave lokale të PD ka nisur në momentin kur anëtarët dhe simpatizantët të kësaj force politike kishin planifikuar një darkë pune.
“Nuk mund të bësh një fushatë të qetë ku në çdo hap që hedh në fshatin Lazarat policia është e pranishme”, theksoi Kokalari.
Më tej, kandidati i PD për Bashkinë e Gjirokastrës nënvizoi se fshati Lazarat, e cila shtrihet në faqen e “Malit të Gjerë”, rreth 5 km larg Gjirokastrës, është i qetë, i pastër, si dhe një zonë tepër e sigurt për çdo kandidatë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s