INVESTIGIM / GJIMNAZISTËT E KËLCYRËS FUTEN ME PISTOLETË NË ORËN E MËSIMIT

KELCYRA-GJIMNAZISTET ME ARME-28 MARS 2015

Nga Telnis Skuqi
KËLCYRË – “Dua që ime bijë të marrë dije, jo kulturën e rrugës, ku armët dhe cigaret janë të pranishme në gjimnazin e Këlcyrës”, thotë babai i vajzës F. B, i cili preferon të ngelet anonim.
Në fakt, F. B. ka të drejtë. Ai më shpjegon shkurt dhe saktë se çfarë po ndodh në gjimnazin “Sefulla Malishova” në qytezën e Këlcyrës, rreth 15 km larg Përmetit.
“Një ditë ime bijë ka ardhur e terrorizuar në shtëpi. Në shkollë tri gjimnazistë të vitit të dytë dy djem dhe një vajzë, kishin futur në ambientet e shkollës armë zjarri (pistoletë) dhe çuditërisht “të fortët” luanin me fatin e gjimnazistëve të tjerë, si ruletë ruse”, tregon F. B., ndërsa shton kjo ngjarje është e papranueshme për një prindër që çon vajzën në mëngjes në shkollë dhe kthen në mesditë e tmerruar.
Sipas tij, siguria në gjimnazin e Këlcyrës është zero, siç është zero edhe drejtimi i shkollës.
“Drejtoresha e gjimnazit, Anila Rexhepi, vetëm për kurse matematike mendon nga mëngjesi në darkë. Fatkeqësisht gjimnazistët janë kthyer në produkt fitimprurëse për të”, shprehet F. B.
Të njëjtin shqetësim më tregon edhe një gjimnazistja e vitit të tretë, A. T., e cila dy javë më parë më ka qarë hallin në celular.
“Kam muaj që kërkoj numrin e celularit tënd (gazetarit), sepse nuk dua të hesht ku shikoj që jeta ime varen në dorën e disa njerëzve të papërgjegjshme, ndërsa drejtoresha shqetësohet vetëm për kurset e saj”, thotë A. T. e përlotur dhe sakaq më dorëzon gjashtë fotografi, si dhe një video ku shikohet që drejtoresha e gjimnazit “Sejfulla Malshova” jep kurse matematike në banesën e saj çdo të diel, duke shkelur hapur rregulloren e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
“Nuk di njeriu kë të besojë “ligjin apo Maliqin”. Nga njëra anë, ministrja e Arsimit dhe e Sporteve, Lindita Nikolla deklaron me mburrje se nuk tolerojmë kurset, nga ana tjetër, vetëm drejtoresha e gjimnazin zhvillon ilegalisht kurse fitimprurëse me gjimnazistët e shkollës së saj”, shprehet gjimnazistja, e cila preferoj të ngelet anonim.
Më tej, gjimnazistja e vitit të tretë, tregon se shkolla është kthyer në një kafe primitive, ku ligji antiduhan shkelet me të dyja këmbët nga bashkëmoshatarët e saj, ndërsa drejtoresha nuk ka forcë të reagojnë ndaj shkelësve, sepse janë kursantet e saj.
“Dua një rilindje, por jo rilindje ku drejtoresha e shkollës rilind kurset për interesin e saj, ndërsa ambientet shkollore kthehen në pijetore”, nënvizon gjimnazistja.
Anila Rexhepi, drejtoresha e gjimnazit “Sejfulla Malshova” në qytezën e Këlcyrës, pranon se armët janë futur në shkollës, por sipas saj është pistoletë lodër.
“Këto fotografi nuk janë realizuar në këtë shkollë, nuk e kam idetë, por jan njohur me këto fotografi në facebook”, shprehet Rexhepi.
Sipas tij, tre nxënësit janë qortuar në prani të prindërve, pasi kjo shkollë është model gjatë katër viteve të fundit.
Lidhur me kurset matematikës, drejtoresha Rexhepi e mohon kategorikisht që një gjë e tillë ka ndodhur.
“Kurrë nuk kam realizuar kurse në banesën time, por gjithmonë dera ime ka qenë e hapur për çdo gjimnazistë që ka kërkuar ndihmën time”, tha Rexhepi, por drejtuesja e gjimnazit nuk pranoj të shikoj videon ku ajo jep kurse në shtëpinë e saj.
“Nuk është e nevojshme të shikoi diskun”, tha shkurt Rexhepi.
Ndërkaq, burimet zyrtare nga Drejtoria Arsimore Përmet, pranon ekzistencën e fotografisë së gjimnazistëve me armë, madje shprehet se gjimnazi “Sejfulla Malshova” ka qenë vazhdimisht problematike.
Për sa i përket kurseve që zhvillohen në qytezën e Këlcyrës, Drejtoria Arsimore Përmet mohon se ka asnjë informacion për një aktivitet të tillë.
“Në qoftë se ekziston një fakt i tillë, ju garantojmë se drejtoresha e gjimnazit do të shkarkohet menjëherë nga puna”, shprehet Drejtoria Arsimore.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s