KOMENT / LAZARATI, GJIROKASTRITËT DHE KANDIDATËT

LAZARAT-9 TETOR 2014 (5)

Nga Telnis Skuqi
A ka ardhur koha që gjirokastritët të flasin hapur për fshatin Lazarat? Padiskutim PO, sepse kur gjërat thuhet hapur, problemet tejkalohen me pak kosto.
Është shumë e vërtetë që gjirokastritët kanë një antipati për Lazaratit dhe lazaratësit.
Kjo armiqësi ka lindur qysh në kohën e sistemit komunist dhe fatkeqësisht vazhdon ende sot.
Prej tri ditës, në blogun tim http://www.telnis.wordpress.com, kanë vërshuar një sërë akuzash dhe ofendimesh ndaj meje, sepse unë guxova të raportoj një lajm në “favor” të fshatin Lazarat.
Në fakt, unë thjeshtë kam respektuar profesionin tim, sepse për mua çdo kandidatë, kushdo qoftë, majtas apo djathtas, është vlerë.
Igli Kokalari, kandidati i djathtë për kryetar bashkie, denoncoj hapur dhe pafrikë presionin elektoral që po ushtron Policia e Shtetit ndaj Lazaratin.
Fal reagimit të tij, policia u largua nga lokali për t’i lënë të lirë banorët të dëgjojnë pafrikë programin e tij elektoral.
Këtë që do të bëja edhe për Zamira Ramin, kandidaten e majtë, në qoftë se dikush tenton t’i mohoj të drejtën saj të shpalos programin elektoral në fshatin Lazarat.
E tregova historinë shkurt për të kuptuar pse unë jam “pro” veprimit të zgjuar të kirurgut, Igli Kokalari.
Realisht fshatin Lazarat ka qenë problematik deri një vit më parë, por askush nuk ka të drejtë të paragjykoj lazaratësit dhe të identifikoj këtë zonë si “dele të zezë”.
I vetmi njeri që ka të drejtë të përdor çdo fjalor ndaj Lazaratit jam vetëm unë.
Prej shtatë vitesh kam denoncuar hapur kultivimin e hashashit në Lazarat, ndërsa mijëra gjirokastritët gjenin mundësinë e punësimit.
Asnjë gjirokastritë nuk është kërcënuar hapur, siç është kërcënuar familja ime.
Për shkak të profesionin tim, fëmijët e mi u tmerruan ku në hyrje të apartamentin tim ishte vendosur një kokë dhie.
Reagimi im nuk ka lidhje direkt me historinë time personale, por më revolton komentet e disa të ashtuquajtur intelektual socialistë, të cilët shprehen se “Igli Kokalari nuk bëri mirë që kërkoj largimin e policisë nga Lazarati”, duke nënkuptuar se kandidati i djathtë mund të humbas vota nga qytetaria gjirokastrite për shkak se mbështet hapur Lazaratin.
Këtë politikë diskriminuese ka ndjekur edhe kandidatja rivale, Zamira Rami, e cila në çdo takim që zhvillon me mbështetësit e saj në qytet, ajo flet hapur për veprimin e rivalit të tij politik, Igli Kokalari, por harron të thotë pse gjirokastritët diskutojnë sot bukën e fëmijëve dhe cila është programi i saj për zhvillimin e Gjirokastrës.
Me një strategji të tillë, e LSI-ja mendon se mund të tërheqë rreth vetes votat e elektoratit gri apo socialistë e lëkundur, të cilët janë të pakënaqur nga qeverisja e koalicionit të majtë PS-LSI, ndërsa Lazaratin ta paraqesin si gogol, sepse vetëm kështu mund të fitohet Bashkia e Gjirokastrës.
Jashtë dëshirës sonë, Lazarati është një fshat që prej shumëshekujsh ka ruajtur ekuilibrat social, politik dhe ekonomik.
Banorët e këtij fshati prej 25 vitesh votojnë masivisht Partinë Demokratike. Ata janë në të drejtën e tyre, sepse prej 45 vitesh lazaratësit u burgosën nga regjimi i Enver Hoxhës, qindra banorë u persekutuan, ndërsa mijëra të rinjtë iu mohua e drejta e arsimimit.
Pas viteve 1990, lazaratësit ishin të parët që përqafuan ndryshimet politike. Ata dhe disa qytetarë gjirokastritë u bënë bashkë për të shkulur bustin e Hoxhës, ndërsa më 21 qershorit 2015, ky fshat do të bëhet pjesë administrative e Bashkisë së Gjirokastrës.
Kushdo qoftë fituesi i zgjedhjeve lokale, kryebashkiaku i ri i Gjirokastrës do të përballet me realitetin social që mbart ky zonë, sepse realisht Lazarati ka 1001 halle, qysh pas fundit të kultivimit të hashashit.
Tashmë ka ardhur koha që Kokalari dhe Rami të flasim hapur për lazaratësit dhe të mos fshihen pas gishtit, sepse duan apo nuk duan të majtët, fshati Lazarat nuk mund të fshihet nga harta e Shqipërisë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s