KUSH PO KANDIDON RAMI APO DYSHJA AHMETAJ-TAVO?!

VANGJEL TAVO-ARBEN AHMETAJ-EDI RAMANga Telnis Skuqi
Arben Ahmetaj dhe Vangjel Tavo, dy deputetët e majtë të qarkut të Gjirokastrës, përpara se të kërkojnë votën për lësëisten për kryetare të bashkisë së jugut, Zamira Rami, duhet të kërkojnë falje gjirokastritëve për mosrealizimin e premtimeve pafund të 23 qershorit 2013.
Ditët e fundit dy deputetët e majtë kanë nisur një fushatë mashtrimi për hapjen e vendeve të punës, duke iu premtuar zgjedhësve se “Ju jeni të parët”, madje jeni në drejtimin e duhur.
Në fakt, Rami deri tani nuk ka premtuar asgjë, sepse nuk ka se çfarë të premtoj ku zgjedhësit e saj sot po diskutojnë bukën e gojës.
Merita e vetme e zonjës Rami është paaftësia e saj për të bërë për vete gjirokastritët, ndërsa në çdo takim rrezaton energji negative.
Kudo ku ka shkelur, në fshat apo në qytet, Rami, Ahmetaj dhe Tavo vetëm kanë mashtruar si premtimet e 23 qershorit 2015, madje çmenduria arrin deri në pikën ku mohojnë qeverisjen 15 vjeçare të së majtës në Bashkinë e Gjirokastrës.
Rreth një javë më parë, me vetëdije të plotë, Ahmetaj deklaroj se gjatë kohës së qeverisjes së të djathtës nuk është investuar asnjë qindarkë, por harruan se përpara se të shkonin tek sheshi “Fantazia”, lideri i rilindjes, Edi Rama inspektoi bizneset në Qafën e Pazarit.
Sa për kujtesë të Ramës, Ahmetaj, Tavos dhe zonjës Ramit përpara se të vinte në pushtet e djathta, Qafa e Pazarit ishte kthyer në tuale publike, ndërsa rijetëzimi ishte një utopi.
Gabimi i dytë i dyshes Ahmetaj-Tavo ishte se socialistët nuk u dëgjuan, por kandidatja u emëruar, siç u emërua prefekte e qarkut të Gjirokastrës, pa asnjë kriter.
Gjatë qeverisjes së saj si prefekte, zonjë Rami nuk u dallua për cilësi të veçanta, por ishte e para që vrapoi të shembte me pompozitet shtëpinë karakteristike të Hajdërve, me justifikimin se “rrezikohet jeta e njerëzve”, gjë që nuk rezultoi kështu disa vite më parë, ku pavarësisht ankesave të njëpasnjëshme të banorëve të pallatit në lagjes “11 janari”, një godinë pesëkatërshe u shemb dhe bashkë me të humbën jetën një vogëlushe, një nënë dhe një gjyshe.
Personalisht nuk dua ta fajësoj lësëisten për kryebashkiake të Gjirokastrës për këtë ngjarje të paprecedentë, por nuk mund të pranoj që Zamira Rami të bëj fushatë me shkaktarët që sollën këtë tragjedi njerëzore.
Një tjetër gabim i kandidates Rami është se ajo deri tani nuk ka reaguar si nënë për situatën ekonomike që po përjeton qyteti i Gjirokastrës.
Është e vërtetë që gjatë qeverisjes së djathtë njerëzit diskutonin bukën e gojës, por sot diskutohet buka e fëmijëve, akoma më keq.
Deri dy vite më parë, vetëvrasjet në gjirokastër kanë qenë një mollë e ndaluar, por gjatë bashkëqeverisjes Rama-Meta, të paktën 8 (tetë) gjirokastritë i kanë dhënë fund jetës me vetëflijim, sepse gabimi i tyre ishte se viktimat ishin të majtë, por jo të rilindur si lësëistat, parti sekti.
Nëntë nga dymbëdhjetë drejtoritë rajonale janë nën komandën e lësëistave dhe të parët që u pushuan nga puna ishin socialistët e ndershëm, të cilët i rezistuan qeverisjes së djathtë.
Administrata shtetërore gjatë qeverisjes së djathtë vërtetë kishte keqmenaxhim, por, po t’i hedhës një sy të shpejtë realitetit të sotëm administra është e inkriminuar, deri tek shërbimet e domosdoshme publike.
Zgjedhësit votuan për të larguar keqadministrimin, jo për të vendosur të inkriminuarit dhe kjo u mundësua nga institucioni i prefektit të qarkut të Gjirokastrës, aktualisht kandidate për kryebashkiake.
Një ndihmë të “çmuar” për dekriminalizimin e administratës ka dhënë dyshja e majtë, Ahmetaj-Tavo, sepse për ta nuk ka rëndësi ndershmëria, por konsolidimi i pushtet ekonomik dhe këtë mision fare mirë e realizon Zamira Rami, për shkak se është në “drejtimin e duhur” në profilin e saj të ulët politik.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s