SHPËRTHEN 400 GR TRITOL. POLICIA NIS HETIMET

Nga Telnis Skuqi
TIRANË – Të paktën 400 gr tritol ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të ditës së martë në apartamentin e Gani Ballës, duke shkaktuar panik dhe dëme të shumta materiale,
Ngjarja ka ndodhur në orën 02:45, në rrugën “Bardhyl”, njofton policia e Tiranës.
I njëjti burim theksoi se lënda shpërthyese ishte vendosur tek dera kryesore e apartamentit, në katin e parë.
“Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale”, nënvizon policia, ndërsa shton se në momentin e shpërthimin familja Balla nuk ndodhesh në banesë.
Më tej, policia thotë se ky nuk është rasti i dytë brenda harkut kohor -1-vjeçar familja Balla kërcënohet nga bota e krimit.
Mbi një vit më parë, disa persona ende të paidentifikuar nga policia kanë rrëmbyer vajzën B. Balla dhe më pas është lënë e lirë pas ndërhyrjes së disa dëshmitarëve okularë, ndërsa pengmarrësit u larguan në drejtim të paditur.
“Po punojnë për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë provat materila i kaluan prokurorisë”, saktëson policia.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s