REPORTAZH / ZAMIRA RAMI, KANDIDATJA QË RRETHOHET NGA NJERËZIT E GABUAR

ZAMIRA RAMI-FLAMUR BIME

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Kandidatja për kryebashkiakun e Gjirokastrës, lësëistja Zamira Rami, e ka marrë një mësim të mirë ditën e sotme (20 maj 2015), teksa ka organizuar një takim me tregtarët e vegjël të zonës muzeale.
Mrika Lluri, tregtar, i ka treguar vendin kryebashkiakut në detyrë, Flamur Bime, i cili shoqëronte kandidaten Rami.
Ai nuk ka duruar fjalët e ëmbla dhe plotë premtime, sepse për të ato ishin vetëm mashtrime.
“Socialistët harrojnë që kanë qeverisur prej 15 vitesh pushtetin vendor, ndërsa sot hiqen si viktima”, thotë Lluri, gjirokastritë autoktonë.
Sipas tij, tregtarët e kësaj zone janë investitorët real në zonës muzeale, jo pushteti vendor.
“E kam dëgjuar pafund Flamur Bime, madje e kam mbajtur në kurriz 12 vite, por të thuash që kam investuar në zonën muzeale është njësoj si të besosh të pabesin”, shprehet Lluri, ndërsa shton se nuk ka frikë të flas ku shikon që Gjirokastra çdo ditë po betonizohet.
“Edhe për të ndërruar çatinë e gurtë duhet të marrësh leje nga Bashkia”, vijon ai.
Lluri tregon se kandidatja e LSI, Zamira Rami, nuk ishte e sinqertë me zgjedhësin, pasi, siç thotë ai, zonja kudo ku shkon në krahë ka Flamurin Bime, njeriun që shkatërroj Gjirokastrën.
“Nuk besoj se lësëistja Rami mund të japi shpresë qytetit, ku drejtuesi i fushatës është kryebashkiaku në detyrë”, nënvizon Lluri.
“Ky qytet është vrarë nga keqqeverisja vendore dhe çuditërisht vrasësin kthehen në vendin e krimit. Kështu do ecim përpara me njerëz që nuk peshojnë asnjë gramë civilizimi”, pyet ai.
Të njëjtin situatë ka përjetuar kandidatja e LSI, Zamira Rami, në lagjen “Zinxhira”, zona më e varfër e qytetit të Gjirokastrës.
Gjatë takimit të mbrëmjes së martë (19 maj 2015), një mesho burrë i ka treguar vendin kandidates dhe njerëzve që e rrethonin atë.
“Mosha nuk me lejon të them fjalën e ligë, por me ata njerëz që të rrethojnë (Flamur Bime, Odise Kote, Vangjel Tavo etj., të garantoj se fitoren e ke të sigurt”, tha Limoz Lazaj plotë ironi.
Limozi nuk e fsheh pakënaqësinë e tij edhe ndaj legalizimeve, madje akuzoj socialistët për premtimet bosh elektorale.
“Këta bëjnë fushatë sikur janë në opozitë dhe harrojnë që ky qytet është katandisur nga socialistët si thel kokoshi”, thekson Limozi.
“Kudo ku shkon vetëm beton gjen me shumicë”, përfundon ai.
Limozi e këshillon kandidaten për kryetare bashkie se nëqoftëse vazhdon të mbështeten nga “vrasësit”e qytetit humbjen e ka të sigurtë.
“Gjirokastritët duan të dëgjojnë programin e çdo kandidati, por zonja Rami nuk jep shpresë, sepse ajo kudo ku shkon ka rreth vetes njerëzit që nuk kanë dhënë asnjë kontribut për këtë qytet”, thotë Limozi.
“Zamira Rami sa të ketë pranë vetes figura tepër të konsumuara, vështirë se do sjellë ndryshim, sepse rrethohet dhe këshillohet nga njerëzit e gabuar. Ata e kishin mundësitë ta ndryshonin, por nuk e ndryshuan, përkundrazi e varrosën Gjirokastrën”, përfundon Limozi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s