KOMENT / PABESIA E RAMËS NDAJ VANGJEL DULES ËSHTË PABESI NDAJ SHQIPTARËVE

dule-rama-1024x705 (1)Nga Telnis Skuqi
Kryeministri i shqiptarëve, Edi Rama, ka bërë ndoshta gabimin më të madh që ka detyruar sot (21 maj 2015) kryetarin e PBDNJ-it, Vangjel Dule, të dorëhiqet nga posti i nënkryetarit, për shkak se deputetët e majtë kanë mbivendosur me 74 vota në të njëjtin nivel përfaqësimi kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi.
Me këtë akt të turpshëm, Rama ka instaluar sistemin e nacionalizmit dhe islamizmit të Shqipërisë.
Ky divorcimin i pavullnetshëm i liderit të minoritet grek është një ogur i zi për bashkëjetesën midis komuniteteve, si dhe shumë hapa mbrapa në respektimin e të drejtave të njeriut
Jo aksidentalisht këto veprime u kryen me shpejtësi pas vizitës disaorëshe të Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili gjatë vizitës së tij në Shqipëri takoj edhe liderin e PDIU, Shpëtim Idrizi.
Pas persekutimit dy vjeçarë të shqiptarëve nga qeverisja e rilindje, me akte antinjerëzore ndaj taksapaguesve, me reformat të dështuara, me rritjen e korrupsionit, me dështimin e shëndetësisë falas apo me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, Rama aktualisht kërkon shpëtim nga Shpëtimi për efekte elektorale.
Për Edi Ramën më shumë rëndësi ka nacionalizmi dhe islamizimi i çamit Idrizi, se sa vëllazëria e shqiptarëve me minoritetin grek.
Pabesia e Ramës ndaj Dules nuk është pabesi ndaj PBDNJ-it, por pabesi ndaj kauzës së kryeministritit, i cili në vitin 2009 dhe 2013 premtoj në jug të vendit se minoriteti grek do të përfaqësohet denjësisht në institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore, gjë që tashmë rezulton e kundërta.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s